Skip to content

Referendumi për imunitetin është referendum për BE-n..., ju idiotë. Po sikur të dështoj?!

07. 08. 2012 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Referendum

Totalisht deshtakë, idiotë, injorantë, pa asnjë vrerr (inatë) se kanë mbetur në fund të rradhës (edhe Bosnja e shpërfytyruar do marrë statusin këtë vjeshtë), të mbërthyer nga një egërsi e pashembullt ndaj njëri-tjetrit (kafshë me fytyra njerëzish), në vend që të shfrytëzonin këtë rast për të "larë mutin me shurrë" (për të korigjuar dëmin kolosal që i kanë shkaktuar vendit këto 20 vjet), bëjnë totalisht të kundërtën, duan ta varrosin përfundimisht edhe ëndrrën më madhore të shqiptarëve, të bëhen pjesë e BE-s.

Idiotët nuk konceptojnë dot faktin (ose bëjnë qëllimisht) se kur amendamentet e BE-s dërgohen në referendum, ai është një referendum për hyrjen ose jo në BE. Cili vend tjetër i Botës së Tretë (si Shqipëria) ka bërë një referendum të tillë për amendamentet e BE-s. Vendet në zhvillim (në Lindje të Europës) i miratuan me një frymë amendamentet e BE-s, sepse edhe bufi e kupton se ky është një shans historik për këto vende, të cilat nga "pa brekë në bythë" u bënë (si me magji) pjesë të elitës së vendeve më të zhvilluara të botës. Këtë bëri Rumania, Bullgaria, Maqedonia, Hungaria, Serbia, Mali i Zi... Por jo më e varfëra e planetit, Albania. Kulmi. Askush nuk e beson këtë, që vendi me erë muti e plehrash do të refuzoj BE-n. Zot na mblidh mendjen...

Miratoni o kafshë ato ligje të shkreta, o derra, sepse edhe ju (të zhytur në llumin e korrupsionit) do jetoni më mirë nën BE, pa llogaritur këtu shqiptarët e shkretë që do dalin në dritë më në fund. Mos bini preh e provokimeve të Sali efendiut që kërkon të bëhet "Ali Pashahu" rebel i BE-s (do ta bëjë Shqipërinë vilajetin e tij privat). Hyrja në BE do jetë "Nëntori i Tretë" i shqiptarëve, Nëntori i vërtetë, ashtu siç e ëndërronte e luftoi edhe vetë Heroi ynë Kombëtarë, Skënderbeu.

Shikoni më poshtë hartën e BE-s. Shikoni çfarë turpi. Edhe Turqia (me kokën në Europë e trupin në Azi) është vend kandidat i BE-s. Vetëm Shqipëria (në zemër të Europës) dhe Bosnja (me një mijë halle) nuk janë.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar