Skip to content

Doktori i bllokut më bllokmen se Dulla (si degjeneroi nga hero në horr)

14. 08. 2012 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Kuq blu

E patë vilën e tij në Vlorë? O Zot, "VILA E TURPIT" - kështu duhet quajtur... Vilat e ish-bllokmenëve të kuq tani ngjajnë si kasolle krahasuar me komoditetin e pashait të kuq/blu të demokracisë së BYTHES. Ju kujtohet, ai e mori pushtetin në '92 sepse u ngrit kundër ish-bllokmenëve të kuq, dhe u bë hero atëherë... Po sot, çfarë është sot? Një horr, natyrisht. Kështu ndodh me heronjtë tanë - e njëjta histori me të gjithë ata, degjenerojnë në horra (edhe Enver Hoxha ishte hero në '44)...

Për të kompletuar tablonë, ai emëroi së fundi dhe një president me mustaqe, si Haxhi Lleshi, ju kujtohet shoku Haxhi. Dhe pikërisht ashtu si Haxhiu që kishte një dëmtim fizik (një sy mangut), ky i sotmi gjithashtu ka një dëmtim fizik - trurin.

Por shembëllimi nuk mbaron këtu. Perveç jetës së bllokmenit kuq/blu, presidentit me një dërrasë mangut që na vuri në kurriz (shqiptarët e shkretë do i paguajnë rrogën), ai na emëroi tani dhe një shef zbulimi (SHISH) që duket 100 përqind si Kadri Hazbiu. O Zot ç'bëhet kështu.
Thuhet se kur tragjeditë përsëriten për herë të dytë, ngjajnë me komedi. Por jo me ne. Për ne ato janë gjithmone tragjedi, madje më të dhimbshme.

Fjalët janë të tepërta. Shikoni më poshtë komoditetin e vilës së Sali Dullës në Vlorë, ndërsa pak metër më tutje jetojnë shqiptarët në varfëri, mes çmimeve stratosferike të kësaj kohe kolere të recessionit botërorë. Vetem Dulla i Shqipërisë shpenzon para për luks sot kur njerëzit (anë e mbanë globit) s'mbushin dot barkun me bukë...

Një vilë buzë detit Jon, me ambiente e dhoma pritje pa fund, dhoma gjumi e banjo pa numërim, pishinë, studio..., e dreqin e të birin (as Kadafi se ka patur këtë luks).




Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar