Skip to content

Paniku kriminal i (krye)plakut

18. 08. 2012 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
panik.JPG

Frikë, tmerr, delir persekutimi, alarm, terror, panik, fobi, dëshpërim... Çfarë tjetër? Çdo gjë që ka lidhje me tmerrin e ndëshkimit të nesërm e ka mbërthyer (zabtuar) plakun në krye të shtetit. Është e njëjta simptomë që zë të gjithë diktatorët e plakur, të cilët dyshojnë tek të gjithë, përveç një grupi të vogël njerëzish, vemje të verbëra të diktaturës. Kështu i pat ndodhur edhe Stalinit, Enverit, Maos, Kadafit...

Viti tjetër është viti i largimit të tij nga pushteti, dhe kjo e tremb shumë (krye)plakun. Diktatura që ushtroi, gjaku që derdhi, padrejtësia sociale që thelloi, ndarja e tmershme politike mes shqiptarëve që solli etc., e ndjekin si hije tashmë, ditë e natë, çdo orë, çdo minutë... Nuk e lenë më të qetë.

Nën panikun e tmerrshëm të "sindromës së diktatorit" (kështu quhet sëmundja) ai nxitoi të emëronte së fundi nje Pres(h)ident robot (që lumturohet vetem kur "masturbon" bosin, dhe kundërta), thjesht e vetëm për të kontrolluar gjyqësorin që t'i shpëtoj drejtësisë së nesërme.
Nën të njëjtin panik në mendje e në shpirt (nëse ka shpirt) ai emëroi në krye të SHISH një rrangallë të SHIK-ut të Gazidedes, të cilët pasi vranë e vodhën popullin e vet (në mandatin e parë të demokracisë së supozuar pas 50 vjet komunizëm), ja mbathën si legenë anë e mbanë globit.

(Krye)plaku kërkon të bllokoj drejtësinë e nesërme, por gabon. Gabon, sepse tashmë ai u vetë-deklarua fajtor. Me emërimet e fundit, ai s'bëri gjë tjetër, por thjesht dekonspiroi veten, nënkuptoi faktin se i trembet tmerrësisht drejtësisë. Tani të gjithë ne e dimë se ai është një fajtor (i bëri gjyqin vetes). Pas kësaj, drejtësia në sallën e gjyqit s'ka më rëndësi, eshte thjesht një formalitet.

Ndëshkimi është me i rëndësishëm tani. Por..., në fakt, edhe ndëshkimin ai po e bën vetë (po vetë-ndëshkohet), sipas Kanunit (kurrë s'pati konceptin e ligjit), i mbyllur në kullën e sotme/nesërme të ngujimit, mes qindra rojeve me kallashë, qenve me erë, Pres(h)identit robot, Krye-shikasit kriminel, dhe Prokurorit të nesërm të Përgjithshëm (shërbëtor)...

Ai kurrë s'ka qenë kaq i ndëshkuar. Asnjë kriminel s'ka patur ndonjëherë kaq shumë roje... Njeriu me lirinë më të limituar në botë (edhe në burg do kishte qenë shumë më i lirë).

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar