Skip to content

Gjykata e Lartë ''djeg'' Bashën

12. 04. 2009 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim

Trupi gjykues që gjykoi çështjen Basha në Gjykatën e Lartë, dhe që vendosi në unanimitet kundër procedimit të tij penal, me siguri ka vepruar i udhëzuar nga "lart". Kjo sepse, të paktën 3 nga 5 anëtarët e kolegjit penal në fjalë, janë të linjës jo Berisha, e megjithatë ata vendosën në "favor" të Berishës. Kjo do të thotë, se "favori" i dhënë ka qenë i rremë, jo real. Pse, shtrohet pyetja?

Që në fillim duhet thënë se proçedimi penal kundër Bashës, i lançuar nga kundërshtarët e Berishës brenda PD-së (perfaqësuar indirekt nga Presidenti Topi), nuk kishte si synim dënimin e tij penal, por më shumë diskretitimin politik të linjës familjare Berisha në pushtet. Basha nuk u vendos rastësisht në qendër të objektivit të mësipërm. Ai, sic dihet, përfaqëson produktin më tipik të klanit familjar Berisha, dhe pikërisht për këtë arësye u zgjodh të goditej, si mënyra më efikase për të dëmtuar reputacionin politik të familjes bajraktare në pushtet.
Nëse gjërat do të shikohen në kronologjinë e tyre, rezulton se plani ka qenë mëse i sofistikuar, dhe është përmbushur me shumë intelegjence.

Së pari, gjatë gjithë kësaj kohe të hetimit e të gjykimit të çeshtjes Basha, ne pamë reagimin ekstrem mbrojtës të Berishës, të shoqëruar me akuza të ashpra kundër prokurorisë dhe Gjykatës së Lartë. Pra, Berisha ra hapur në kurthin e palës tjetër, duke u kujtuar shqiptarëve fantazmën e tij të vjetër të mos-bashkëpunimit me drejtësinë, madje as me një prokurore të zgjedhur nga vetë ai. Gjithashtu ne pamë një Bashë që refuzoi pushtetin gjyqësorë, dhe që asnjëherë nuk u paraqit në organin e prokurorisë, sjellje kjo e shoqëruar me një tendencë të hapur për të manipuluar çështjen në gjykatat e niveleve më të ulëta (Shkallë e Parë dhe Apel), nëpërmjet gjyqtarëve militantë të Berishës.

Pra, nga aspekti formal i proçedimit, Berisha dhe Basha u diskrtetituan publikisht, dhe të dy shembëllyen aq shumë me një grup informal mafioz, duke përmbushur pikërisht atë që pala tjetër synonte.
Nga ana tjetër, kundërshtarët e Berishës vepruan me intelegjencë në këtë aspekt, dhe megjithëse ata kishin në dorë kolegjin penal të Gjykatës së Lartë, që gjykoi Bashën, vendosën në favor të këtij të fundit, duke percjellë mesazhin e mos interferimit në pushtetin gjyqësorë, pra ndryshe nga ç'veproi Berisha e Basha në raport me këtë pushtet.

Së dyti, gjatë këtij proçedimi penal, u zbardhën dhe u publikuan fakte të panumërta për implikimin e Bashës (indirekt të Berishës) në afera të kundraligjëshme shtetërore. Ne të gjithë pamë në TV, dhe lexuam në media, sasira të panumërta informacioni inkriminues (deri dhe nga Kontrolli i Shtetit), që de facto diskretituan hapur Bashën dhe linjën e tij politike përkatëse. Madje Berisha ra përsëri në kurthin e palës tjetër, kur bëri ligjin e lustracionit për të shpëtuar benjaminin e tij frikacak...

Me fjalë të tjera, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë, sot shumica e shqiptarëve janë të bindur se Basha e Berisha përbëjnë një klan të rrezikshëm në pushtet, që ka vënë dorë në pasurinë publike, dhe që përdor presionin dhe manipulimin për ti shpëtuar drejtësisë. Në këtë aspekt, edhe vetë vendimi i "pafajësisë" së Gjytatës së Lartë, u dha në këtë linjë (si një farë mashtrimi intelektual), për të krijuar pastaj natyrshëm kundër-reagimin e shqiptarëve, të cilët nuk besojnë aspak në drejtësinë e tyre, dhe vendimin në fjalë do e interpretonin si të manipuluar apo të blerë nga Berisha. [Shqiptarët janë te prirur të besojnë në të kundërtën e asaj që jep gjykata, sidomos kur bëhet fjalë për figura publike.]

Ose e thënë ndryshe, pas një fushate të gjatë diskretitimi publik, asnjë tashmë nuk beson në pafajësinë gjyqësore të Bashës, përkundrazi, njerëzit do fajësojnë drejtësinë qe e la atë të lirë. Ndoshta për Bashën do kishte qenë më mirë të dënohej... por me ç'duket, kundërshtarët e Berishës e kanë bërë dhe këtë "arithmetikë", duke vendosur të mos e dënojnë Bashën, për ta shkatëruar politikisht, atë dhe klanin familjar në pushtet.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar