Skip to content

Nishani e mori urimin e parë si President nga Daçiç (Serbia)! Pse tani viziton Kosovën?!

28. 08. 2012 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
Loje

Apo pse Kosova është vendlindja e Kryeministrit serb Daçiç (ky i fundit ka lindur në Prizren). E imagjinoni dot këtë? Ivica Daçiç është një serb i Kosovës, i emëruar si Kryeministër i Serbisë thjesht e vetëm për të justifikuar pretendimet e tyre territoriale ndaj Kosovës. Në këto rrethana çfarë tjetër mund të jetë ai veçse një super-nacionalist i verbër serb, një antishqiptarë i stër-kalitur në breza.

Pyetja është: A vazhdon Serbia të kontrolloj akoma kualitetin nacionalist të klasës politike në Shqipëri, siç bëri me Esat Toptanin, Ahmet Zogun, Enver Hoxhën, Sali Berishën (dhëndrin e tyre), dhe tani me Bujar Mehmetin (Nishanin). E dini se ky i fundit ka të njëjtën ditëlindje me kryeministrin serb Daçiç, 1966, dhe u inagurua president i Shqipërisë në të njëjtën ditë me presidentin serb Nikoliç?

Në vijim të kësaj linje, përse duhej të komunikonte në telefon kryeministri serb Daçiç me Nishanin e Shqipërisë, akoma i pa-ulur në karriken e Presidentit, dhe ta uronte i pari ndërkombëtarisht për pozicionin e ri shtetërorë (Serbia të uronte e para Shqipërinë, a hahet kjo?)? Për më tepër kur nuk përputhej as niveli i hiearkisë, njëri kryeministër tjetri president!

Po të shikohet me vëmendje, Bujar Mehmeti (Nishani) është personi me karrierën më stabël e më të rëndësishme në qeverisjen e PD-s (2005-2012). Pa zhurmë, pa llafe, si një skuth i vërtetë, ai ka mbajtur gjatë këtyre viteve pozicionet më kyçe të kabinetit Berisha, - Ministër i Drejtësisë / Ministër i Brendshëm. Një benjamin absolut i Kryeministrit. Dhe pikërisht për këtë arësye është naivitet të mendohet se Nishani do jetë i pavarur ndonjëherë nga Berisha. Kjo s'do ndodh kurrë, askush tjetër s'ka qenë më i përkëdhelur (ledhatuar) se ai...

Në vijim të këtij spekullimi, pyetja është: Me të vërtetë qenka kaq i aftë ky Bujar Mehmeti (Nishani), saqë pas një karriere mbresëlënëse (pothuajse në nivel utopie) brenda kabinetit Berisha, të emërohet tani edhe President i vendit? Dhe për më tepër i sëmurë, shumë i sëmurë, me difekt të lindur në tru (i operuar në kokë)!

Vështirë për tu gëlltitur kjo, kur mendon historikun banal të klasës politike shqiptare që nga pavarësia e këtej. Me fjalë të tjera: A është Bujar Mehmeti (Nishani) një përfaqësues "dinjitoz" që ka "gëlltitur" tashmë "lugën me çorbë të prishur" të importuar nga guzhina e Danubit?

Urimin e parë si President e mori nga Serbia. Vizitën e parë "ndërkombëtare" po e bën në Kosovë. I sofistikuar apo naiv? - kjo është pyetja tani. Të bësh vizitën e parë në Kosove do të thotë t'i hapësh gojën Serbisë për të sulmuar nacionalzmin shqiptarë, në vijim të linjës ndërkombëtare sllave kundër të ashtuquajturës "Shqipëri e Madhe". A është ky motivi i vërtetë i vizitës së Nishanit në Kosovë. Le të shikojmë...

Histori: Që pas Konferencës së Ambasadorëve në Londër, kur gjysma e Shqipërisë ju dha Serbisë, u vendos që klasa politike shqiptare (e Shqipërisë së mbetur) të ishte nën monitorimin serb, për të qenë e imunizuar nga nacionalizmi shqiptarë. Kjo linjë u përforcua gjithashtu në Konferencën e Paqes të Luftës së Parë Botërore, dhe më vonë në Konferencën e Jaltës të fundit të Luftës së II Botërore. Që atëherë nacionalizmi ynë ka qenë nën "gjueti shtrigash" nga lidershipi zyrtarë i Tiranës.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar