Skip to content

Një qeveri që shet pasuritë e paluajtshme (Albpetrol) për të paguar rrogat, ka pjerdhë

15. 09. 2012 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Loser

Kjo histori po ngjan tani me likujdimin e firmave piramidale të '97s për të paguar kreditorët. Ju kujtohen VEFA, Sudja, Xhaferri, që në fund shitën deri dhe objeketet e tyre të paluajtshme në një përpjekje të dëshpëruar për të mbijetuar? Të paktën ato patën kurajon të deklaronin falimentimin, jo si kjo qeveri "piramidë" që përpiqet ta fshehë atë.

Por sado qeveria të përpiqet ta mbaj sekret falimentimin, të palarat po ja nxjerr çdo ditë testi i rendit. Rendi, është testi absolut i falimentimit/funksionimit të qeverive.

Krimi ka pushtuar rrugët, fshatrat e qytetet, dhe në këtë aspekt Shqipëria po ngjan me Sicilinë e viteve '80. Por ndryshe nga Sicilia e atëhershme, Shqipëria e sotme e Berishës nuk ka forcë, nuk ka polici, nuk ka ushtri të vendosë (s'ka rrugë tjetër) gjendjen e jashtëzakonshme në vend për të kthyer rendin..., sepse s'ka para.

Në këto rrethana, e vetmja strategji (e dëshpëruar) e qeverisë për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit, e pastaj për të s'fiduar krimin, është shitja (në panik e sipër) e pasurive të paluajtshme publike (pasuri e të gjithë qytetarëve shqiptarë), për të paguar rrogat e burokratëve, militantëve, zyrtarëve të paaftë etj., të pamotivuar të kryejnë detyrën me xhepin bosh.

Kjo sepse paratë e buxhetit të shtetit u shpenzuan (u shpërdoruan) për modernizimin e vilave të Berishës, Nishanit e hajvanit. Për udhëtimet luksoze jashtë vendit të Jozefinës, Majlinda Bre(k)ut e dybekut... Për makinat super të shtrenjta të kryeministrit, ministrave, ambasadorëve e horrave... Për pagën marramendase të gomarit (plan mishi) të Bankës së Shtetit...

Në vend që paratë e privatizimit të përdoreshin për investime në sektorin publik, për të ndërtuar shkolla, librari, rrugë, spitale etj, do shpenzohen tani për të paguar policët, kapterët, spiunët, hafijet, xhandarët, kollovarët në një përjekje të dëshpëruar për të vendosor rendin e shpërfytyruar për faj të qeverisë së dështuar. Dhe kjo është e padrejtë o shqiptarë, është shpërdorim e vjedhje, sepse pasuria e patundshme publike e shtetit është pronë e të gjithëve, jo vetëm e burokratëve njëpartiakë të Sali Berishës.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar