Skip to content

BalkanWeb - kjo viktimë e teknikave të sofistikuara të qeverisë për të shtypur lirinë e internetit

25. 09. 2012 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
Burg

BalkanWeb, kjo pionere e internetit shqiptarë, sot fatkeqësisht ka heshtur, është shuar, ka vdekur. Në raportin për 2012 të "Freedom House" për lirinë e internetit, thuhet (citoj): "Qeveritë në mbarë botën kanë intensifikuar shtypjen e lirisë së internetit dhe se mjetet e tyre për ta bërë këtë po bëhen më të sofistikuara e më të padukshme."

Dhe natyrisht personifikimi më i drejtëpërdrejtë i një sofisticiteti të tillë është BalkanWeb, kjo viktimë (gjah) në internet e qeverisë Berisha. BalkanWeb ishte jo vetëm më i lirë, por edhe më shqiptarë nën pronësinë e italianëve, se të "shqiptarëve" të Berishës.

Shikoni çfarë bën sot BalkanWeb. Njëlloj si të zotët, edhe tellalli, merret tashmë me prita e kurrthe, jo më me kritikë, jo më me oponencë, por me atentate cubash.
Në një material të publikuar dje sulmonte në mënyrë të sofistifikuar (si Berisha veproi me vetë BalkanWeb-in per tja mbyllur gojën) shkrimtarin shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare.

Nuk ka rëndësi çfarë publikonte, poshtërsira natyrisht, por e rëndësishme (dhe e dhimbshme fatkeqësisht) është fakti se sulmi ndodh pikërisht para dhënies së Çmimit Nobel në letërsi, vetëm disa ditë para.

Çfarë turpi. Godasin me paramendim, me poshtërsi, dhe për më tepër pikërisht në këtë vit të 100 vjetorit të Pavarësisë sonë, kur shanset për një Nobel në letërsi janë mëse të mundshme. Nuk e kuptoj çfarë të keqje do kishte Shqipëria nëse një autor letërsie i saj do kishte Çmimin Nobel?! Do bëhej "hataja" natyrisht, sepse edhe Shqipëria do kishte një nobelist në letërsi, siç kanë nga një dhe grekët e serbët, të cilëve nuk do ju pëlqente aspak çmimi ynë, sepse (sipas tyre) ne jemi ardhacakë arab jo me kulturë lokale ballkanase...
Kjo qeveri po saboton çdo vlerë tonën shqiptare thjesht e vetëm për të satisfaksuar ustallarët e Danubit e Egjeut. Turp...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar