Skip to content

Kadare dhe çmimi Nobel

26. 09. 2012 nga Gjon Keka

Version i përshtatshëm për printim

Është gjë e shenjt për një komb t'i mbaj në djepin e vlerave të kombit personalitetet mbikohore të tij duke i dhënë jo vetëm hapësirën e natyrshme të ngrohët të mbështetjes së madhe dhe përkrahjes së pakursyer që këto personalitete të ndriçojn botën e brendshme shqiptare, por edhe t'i bëjë sëbashku me vlera e tjera të civilizimit europian dritë e botës në përgjithësi.

Nuk është gjë e lehët të jesh një vlerë e kombit sidomos një vlerë që i bënë driët kombit, kjo për faktin se sfidat, pastaj gurët dhe njollat që errësira mundohet të hedh në dinjitetin e këtyre personaliteteve si vlerë janë të shpeshta që kanë si qëllim pengimin e tyre t'i bëjnë dritë botës shqiptare europiane dhe njëkohsisht edhe jashtë saj pra në botën e civilizuar.

Duhet ditur se personalitetet si vlera janë gjithmonë të gatshëm për të qenë në shërbim të dobishmërisë së një kombi, madje ata e fisnikërojn atë. Vlerat rrënjësore të kombit janë modeste, larg ankthit të kohës dhe dobësisë ata janë vlera të arta që në çdo kohë rreziqesh dalin si driat që pushton terrin dhe kështu ata tregojn rrugën e shpëtimit të kombin nga degjenerimi, rrokullisja e mbrapsht dhe çoroditja, thjeshtë ata janë roje të përjetshme që qëndrojn te dera e kombit, ndërsa në botë janë të njohura si vlera të përbashkëta të civilizimit tonë. Jan pikërisht vlerat si personalitete mbikohore që nuk e lënë të kënaqet në shtratin e keq ideologjik kombin as nuk e lënë të kënaqet me shtrmbërimet e imazhit të saj dhe dhjamosjen.

Vlerat si personalitete rrënjësore janë kryevepra e kombit ata jo vetëm na prezantojn qenjen tonë dhe imazhin tonë në botë por edhe tregojn armonën e mirë dhe të ëmbël të kombit në botën e civilizuar dhe kështu bëhën aroma e mirë dhe e emëbël e përbashkët e botës në përgjithësi.

Kështu që shkrimtari i ynë i njohë i kombit shqiptar europian Ismail Kadare është një nga personalitetet dhe vlerat e kombit tonë, ai ka hyrë në kolonën e personaliteteve të kombit shqiptar dhe është bërë një nga shkrimtarët që ka shpërthyer fuqishëm me talentin e tij dhe krijimtarin si një rreze dritë në djepin e përbashkët të letërsisë europiane dhe civilizimit në tërësi.

Veprat e tij krijuese si një shkrimtar aktiv tanimë janë prezente pothuajse në të gjitha vendet e europës dhe botës demokratike, ai ka depërtuar kështu si një vlerë e kombit shqiptar e që bota tinmë e njeh edhe si vlerë e saj e përbashkët e kulturës dhe letërsisë. Ne si komb jo vetëm se duhet përkrah, inkurajuar, por duhet edhe mbështetur fuqishëm që kjo vlerë krijuese e kombit të hyj edhe në kolonën e njerëzve gjurmlënës të cilat në bazë të punës, krijimtarisë së tyre kanë marrë edhe çmimin nobel si tregues i përbashkët i vlerave të civilizimit në tërësi dhe rrënjëve të shpirtit kulturore e kombëtar.

Individë të caktuar dhe klane të ndryshme nuk do të mund ta ndalin ecjen e tij drejt kulmit të krijimtarisë së tij si një shkrimtar as të ndalejs apo bllokimit të marrjes së çmimit nobel për letërsi. Antivlerat nuk kanë asnjë mjetë as fuqi as rrugë për ta dëmtuar atë si shkrimtar në këtë rrugëtim, sepse klanet dhe individët që dëmtojn kombin duke hedhur njollat e tyre ideologjike nuk do të arrijnë që atë ta dëmtojn në asnjë mënyrë, sepse nuk kanë fuqi, vlera ka fuqi, është dritë, terri zhduket para saj, prandaj drita e vlerave të kombit tonë është vetë triumfi, por jo vetëm kaq ai si vlerë dhe personalitet e shkrimtar ndërkombëtarsht i njohur së shpejti do t'i bashkohet kolonës së personaliteteve si vlera të botës brenda familjes së Nobelistëve.

Kombi ynë jo vetëm duhet të mbështes fuqishëm në këtë rrugëtim shkrimtarin e njohur Ismail Kadare por do të duhet edhe me duartrokije të madhe kombëtare ta përkrahim në ngjitjen e tij drejt majes së krijimtarisë letrare si një shkrimtar dhe të marrjes së çmimit nobel. Ai është i përkthyer në disa gjuhë europiane dhe botëore, ai tanimë është shkrimtar europian dhe botëror, ai është një ndër apostujt e letërsisë së kombit shqiptar europian, ai poashtu është ambasador i denjë i kulturës me të cilën në prezantohemi si vlerë kulturore europiane në familjen e letërësisë dhe kulturës europiane dhe botërore.

Ai ka bërë një famë të shëndosh që ka përfituar një armat (ndjekës, lexuesish) të mirë pas vetesh, ai është bërëzeri i kulturës dhe letërisë së kombit, faqja me kuptueshme ekrijimtarisë së tij në botën e civilizuar ai tani është personalitet që adimorhet dhe lexohet në botën e dijes dhe demokratike. Unë besoj se edhe përkundër sfidave dhe hedhjes së gurvëe nga individët, klanet etj, Ismail Kadare ka durimin si virtyt se do të dal triumgues në majen e krijimtarisë së tij letratre kombëtare dhe asaj europiane së bashku me krijues tjerë të kësaj familje si vlerë.

Bota ka nevoj për krijesa të pasura, për njerëz dhe vlera fisnike që i dhënë gëzim dhe formë tryezës së përbashkët të saj për të dal si një familjes e vlerave që botës i bëhet mantel dinjiteti dhe mburoje nga gjembat e antivlerave dhe mohuesve të idealeve të shëndosha dhe iluministe të botës. Shqiptart si komb kanë nevoj për Kadaren ndërsa bota është e etur për krijimtarinë dhe vlerat si ai dhe pret t'i bashkohet familjes së vlerave krijuese në botën demokratike dhe civilizuese, Nobeli për Kadaren është nobel për kombin shqiptar europian, është vlera që ne ia japim kësja familje të përbashkët dhe që ajo na e dhuron ne krenarin me vete.

Autori

Komente

Edita Sopjani komenton

08. 10. 2012 nga Anonim, 4 vjet 41 javë para
Koment id: 1113

E lexova kete shkrim te bukur dhe pajtohem plotesisht. Megjiyhate, pajohem edhe me bashkatdhetarin Blerim Uka i cili argumenton se shkrimtarit Ismail Kadare i mungon dicka per ta fituar Cmimin Nobel duke u perqendruar ne vete definicionin e ketij cmimi prestigjioz. Ju lutaem ta lexoni, ketu ne Gazeten Kritika:
Blerim Uka: Kadare, nobelist me Prillin e thyer?
http://www.gazetakritika.net/Forumi/Doreshkrim.php/?itemid=4476

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar