Skip to content

Të gjitha rrugët të çojnë në Vlorë

27. 11. 2012 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
Vlora

Po e përshkruaj këtë që po ndodh këto ditë në 100 vjetorin e Pavarësisë sonë, me thënien e famshme romake "Të gjitha rrugët të çojnë në Romë". Mijra njerëz, mijra mendje, mijra shpirtëra sot udhëtojnë për në Vlorë, në këmbë, mbi kuaj, makina, autobuzë, avionë, tragete..., por dhe on-line virtualisht.

Ka patur shume interpretime ndër shekuj për thënien e famshme të lashtësisë romake, "Të gjitha rrugët të çojnë në Romë". Pjesa dërmuese e kanë lidhur me aspektin teknik të rrugëve, qe në Perandorinë Romake (sipas tyre) sistemi rrugor ishte projektuar në mënyrë të tillë që të gjitha rrugët të çonin në Romë.

Shumë të tjere e kane interpretuar nga aspekti figurativ, që Roma vendoste për çdo gjë, për politikën, drejtësinë, invasionet ushtarake etj. Por do të thoshte gjithashtu se për problemin/hallin qe kishit duhej të shkonit në Romë, vetëm atje mund të zgjidhej.

Duke parë interpretimet e shumta të kësaj thënie më bëri pështypje këndvështrimi i shkrimtarit britanik, Terry Pratchett. Sipas Pratchett "Të gjitha rrugët të çojnë në Romë" do të thoshte se nëse kishit shkuar në ndonjë qytet tjetër, jo në Romë, kishit shkuar në vendin e gabuar. E lexova dhe rilexova disa herë interpretimin e Pratchett, dhe thashë "eureka", ky është interpretimi ideal që i përshtatet situatës sonë në këtë përvjetor të 100 të Pavarësisë.

"Të gjitha rrugët të çojnë në Vlorë" do të thotë se nëse më 28 Nëntor keni shkuar/përfunduar në ndonjë qytet tjetër të Shqipërisë (Tiranë, Durrës etc.), definitivisht keni shkuar në qytetin/destinacionin e gabuar. Nuk e luan topi këtë. Pikërisht këtë nënkupton sot "Të gjitha rrugët të çojnë në Vlorë", sepse Vlora për ne shqiptarët ishte qyteti që për herë të parë pas 500 vjetësh qeveria foli shqip, vulosi shqip, shkruajti shqip, komunikoi shqip, shau shqip, bertiti shqip... shqip, shqip, shqip, vetëm shqip.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar