Skip to content

Berisha prej 20 vitesh e mban vendin në Luftë Civile, e tani do bashkonka kombin!

06. 12. 2012 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
gershere.jpg

Thënia lapidar e shkrimtarit britanik Samuel Johnson ndriçon pikërisht këtë taktikë të dëshpëruar të Berishës sot. Samuel Johnson thoshte më 1775: (citoj) "Patriotizmi është streha e fundit e maskarenjëve". Thjesht, qartë e bukur, më mirë s'ka si thuhet. Të gjithë demonët në prag të rënjes këtë kanë tentuar, të hiqen si reformatorë. Edhe Ramiz Alia në fund këtë donte të bënte për të mbijetuar, ju kujtohet?

Prej 20 vitesh tashmë Berisha i ka ndarë shqiptarët më keq se çdo lider tjetër i mëparshëm në vend, madje me keq se vetë pushtuesit. Prej 20 vitesh vendi vijon të jetë në buzë të luftës civile, luftë që është penguar falë ndërhyrjes sistematike të faktorit ndërkombëtarë. Të ishte për Berishën ajo do kishte shpërthyer me kohë e me vakt. Ai në çdo moment i fryn borive të luftës civile, në çdo m o m e n t.

Dhe tani, pikërisht ky far Berishe, që përzuri gjysmën e shqiptarëve nga vendi, ndërsa 70% të shqiptarëve në Shqipëri i trajton si armiq të pushtetit, si qytetarë të dorës së dytë, njëlloj si Enver Hoxha kundërshtarët politik (të paktën nën Enverin vetëm 10% e popullsisë rezultonte e persekutuar, jo 70% si nën Saliun), pra pikërisht ky far Berishe synon tani të bashkoj kombin. Ha-ha-ha, i thonë kësaj...

Të kalben njëherë mijrat e viktimave të regjimit tënd të vrarë nga '92 e këtej, si dhe t'u bjerë inati miliona të tjerëve që prej 20 vitesh vuajnë diskriminim tënd të zi, pastaj mendo për bashkim e pajtim kombëtarë o Sali "patrioti". Me fjalë të tjera, do të duhen nja dhjetë jetë të përmbushësh "nacionalizmin" tënd që sot ngjan kryekëput me thënien e famshme të Samuel Johnson: "Patriotizmi është streha e fundit e maskarenjëve".


Me flamur blu do bëj bashkimin...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar