Skip to content

Shqipëria sot duhej të ishte 6 milionë - 1 milion mund të jenë zhdukur ose vrarë

26. 12. 2012 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Skelete

Më 1980 Shqipëria kishte 3.5 milionë banorë, e sot pas gati 35 vjetësh ka 2.8 milionë (INSTAT). Çfarë dreqin ka ndodhur, ku u tretën njerëzit, ky është skandal i padëgjuar global. Më 1944 Shqipëria numëronte rreth 1 milion banorë, dhe deri më 1980 kjo shifër ishte ritur me 2.5 milionë të tjerë, që nënkupton faktin se e njëjta rritje duhej të ishte mbajtur të pakten edhe 35 vjetshin në vijim. Sot duhej të ishim 6 milionë.

Maksimumi i emigrimit në këto vite nuk kalon 1 milion e 200 njerëz (ja të themi 1.5 milionë). Gjithashtu le të supozojmë se për shkak të kontrollit të lindjeve kemi një 10 përqindësh rënie në lindje, por përsëri mungojnë shumë njerëz, jashtëzakonisht shumë.

Sot kemi 2.8 milionë njerëz në Shqipëri, rreth 1.5 milionë në emigrim, dhe rreth 500 mije më pak nga kontrolli i lindjeve, pra afërsisht 4.8 milionë gjithsejt. Shumë më pak nga numri i supozuar 6 milionë njerëz që duhej të ishin nën ritmin rutinë demografik nga '80-ta e këtej.

Bëhet fjalë ndoshta për një nga masakrat më gjigande që një popull ka patur në botë. Gjatë këtyre viteve mund të jenë zhdukur/vrarë/humbur/mbytur më shumë se 1 milion njerëz, rreth 20 përqind e popullsisë së vendit.

Kur në Bosnjë u vranë 300 mijë njerëz nga serbët (pushtuesi), u tha se ishte masakra më e madhe e pas Luftës II Botërore në Europë. Por rezulton se shqiptarët mund të jenë zhdukur në përqindje shumë më të lartë se ata, dhe jo nga pushtuesit, por nga regjimi i tyre vendas, nga keq-qeverisja mbase e qellimtë.

Dhe ne pyesim pse Berisha e do Zogun! Sepse Zogu e mbante vendin me 1 milion shqiptarë, nga të cilët gjysma të vrarë nga gjakmarrja, 80 përqind analfabetë, çereku të mbytur nga malajra (kënetat) e varfëria... A ka ndonjë dallim me sot? Gjërat po shkojnë me shpejtësi aty.
Kjo është platformë, jo rastësi, as aksident. Shqipëria synohet të jetë sa më e dobët, të ketë sa më pak njerëz që të sundohet lehtësisht. Të paktën Zogu e bëri këtë kur 80 përqind e shqiptarëve ishin analfabetë. Ky po e bën në kohën e internetit e informacionit modern. E tmerrshme!

Kur vitet e dhjetëvjeçarët të kalojnë, kjo periudhë nën Sali Berishën do shënohet si katastrofa më e madhe e kombit shqiptarë në jetë të jetëve. Një mallkim i pashembullt biblik...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar