Skip to content

Kur Fan Noli diplomohej në Harvard, Janullatusi nuk kishte lindur akoma

02. 01. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
harvard.jpg

Themeluesi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Fan Noli, do diplomohej më 1912 nga universiteti më i famshëm në SHBA, Harvard University, ndërkohë që atëherë në Amerikë numëroheshin me gishta të diplomuarit në Harvard. Më 1945 Fan Noli mirrte PhD (Doktor në Filozofi) nga Universiteti i Bostonit, titull shkencor që atëhere në botë e kishin një numër fare i kufizuar njerëzish.

Ky është problemi ynë, ne injorojmë të diturit dhe vlerësojmë injorantët. U ngremë buste e lavdi atyrë që s'bënë dot një shkollë, dhe u vemë shkelmin atyre që u diplomuan nga universitetet më të famshme të Planetit kur Ballkani ishte analfabet në maxhorancë.

Padyshim kjo linjë nuk ka qenë e rastësishme, por tërësisht e qëllimtë, e gatuar si zakonisht në guzhinat shoviniste fqinje, dhe e vënë në jetë nga qeverite kuislinge serbo-greke të ashtuquajtura shqiptare, nga i pari i tyre Essadi deri tek i fundit Saliu. Sipas kësaj recete të zezë, shqiptarët duhej të identifikoheshin me injorancën, të ishin sa më të paarsimuar, sa më kafshë të ishte e mundur...

Dhe ja vjen një ditë, që grekët kërkojnë t'ua quajmë për faleminderit pse Kishën tonë ortodokse na e drejtoka Anastas Janullatus, me gjoja shkollë e kulturë të madhe. Por greku Janullatus edhe sot e kësaj dite, pas 100 vjetësh nga themelimi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, nuk ka arsimin dhe kulturën e themeluesit të saj, shqiptarit Fan Noli.

Nëse grekët do kishin patur një figurë të tillë super-të-arsimuar si Fan Noli do i kishin ngritur rapsodi helene. Por jo vetëm grekët, por çdo komb në Ballkan do e ngrinte në qiell Fan Nolin, sepse kur Ballkani ishte akoma i pushtuar nga Turqia, Fan Noli studionte e diplomohej në universitetin më të famshëm të botës, Harvard University. Dhe në kohën kur ballkanasit ishin zhytur tërësisht në analfabetizëm, Fan Noli mirrte "Doktor në Filozofi" (PhD), titull akademik që atëherë ndoshta në Ballkan s'e kishte akoma njeri.

PS: Për të kaluar testin e pastërtisë, Berisha dhe Janullatus duhet të deklarojnë botërisht (e theksoj, botërisht) se ortodoksit në Shqipëri janë në maxhorancë dërmuese shqiptarë. As njëri as tjeteri (as Zogu) kurre nuk e kanë thënë këtë.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar