Skip to content

Ky vit filloi me ditë të martë, si 1924 (viti i Revolucionit të Qershorit)

10. 01. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
kalendar

Kur rastësia shkon përtej ironisë, i thonë kësaj. Viti 1924 pat filluar gjithashtu me ditë të martë, njëlloj si ky vit. I vetmi dallim nga tani është se muaji Shkurt me 1924-n kishte 29 ditë, jo 28 si sivjet. Kjo do të thotë se muaji qershor i këtij viti do vij një ditë më herët se më 1924-n.

Duket se gjërat këtë vit janë tejet të ngjashme me 1924-n. Përveç fillimit në të njëjtën ditë, të martën, të dy vitet gjithashtu kanë lidhje thelbësore me muajin qershor. Aq shumë lidhje kanë me Qershorin, sa p.sh. viti 1924 s'do kishte asnjë kuptim pa qershorin e atij viti. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për qershorin e këtij viti. 2013 do ishte një vit fare ordiner nëse s'do kishte lidhje me Qershorin, me zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, që në aspektin e ndryshimit politik janë ndoshta baraz me një revolucion, si i 1924-s.

Kjo për faktin se ky që është sot në krye të shtetit u identifikua së fundi me Ahmed Zogun, pikërisht me atë që ishte subjekt përmbysje në qershor 1924. Të krijohet përshtypja se rastësia tani kërkon të konkurroj me ironinë. Çfarë super-ngjashmërie, binjakë e shkuar binjakësh!

Pra, përveç se ato fillojnë në të njëjtën ditë (të martën), dhe evenimentet më të rëndësishme i kanë në të njëjtin muaj (qershor), tani kanë edhe një element tjetër fare të përbashkët mes tyre: Në të dy qershorët e tyre është synuar (synohet) të rrëzohet i njëjti person (e pabesueshme por e vërtetë), atëherë origjinali i gjallë, sot pas 90 vjetesh hija e tij e vetë-identifikuari me Të.
Çfarë regresi kemi bërë! - i thonë kësaj. Tani në 2013 jemi në të njëjtën situatë si më 1924. Kulmi, 90 vjet prapa!

Per më tepër dita e martë, me të cilën filloi ky vit (si më 1924-n), konsiderohet ditë tersi sipas këndvështrimit popullor shqiptarë. Ditë tersi për kë? - shtrohet pyetja. Natyrisht për ata që kanë çfarë humbin, për Argitën, Shkëlzenin e Saliun.

PS: E thonë pastaj se s'ka Zot. Sapo Berisha ringjalli Zogun, Zoti i'u përgjigj duke ri-krijuar vitin 1924. Duket si luftë mes Djallit e Zotit kjo tani...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar