Skip to content

Nga Sudja te Argita, sa hije i paska hajnia derës së shkjejve

17. 01. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim

Ju kujtohet Sudja, e vetë-deklaruara biznesmene (pa biznes) e regjimit nr.1 të Berishës, që rrëmbente paratë e qytetarëve nën garancinë e qeverisë? E njëjta filozofi edhe sot në regjimin nr.2. Argita, e vetë-deklaruar avokate që s'ka mbrojtur asnjë çështje/klient në gjykatë (s'di të mbroj as veten këto ditë), rrëmben para nën një stil (fashion) të ri. Tani jo më qytetarëve si Sudja, por biznesmenëve (e kanë ngritur pjacën) që duan të investojnë në Shqipëri.

Në fakt, nuk është ndonjë praktikë e re, zë fill shumë dekada më parë. Ju kujtohet komedia "Prefekti" ku Qazim Mulleti u thoshte hallexhinjëve të shkonin tek Moni, dhe Moni u mirrte para për Qazimin.
Fiks fare të njëjtën gjë po bën Saliu sot me Argitën. Kjo e fundit është pikërisht Moni, tek e cila biznesmenët lënë gjobën për "Qazimin" (Saliun). Une s'kam gjë në dorë, thoshte/thotë "Qazimi" (Saliu), shkoni te "Moni" (Argita)... Dhe Argita i pret me thesin hapur ku biznesmenët e shkretë zbrazin gjobën për "familjen".

Kjo histori ngjan shumë me grabitjen e një banke apo dyqani bizhuterie. I vetmi ndryshim është se autorët e grabitjes së bankës dënohen deri me burgim të përjetshëm, kurse Argita me të jatin qeverisin Shqipërinë.


E imagjinoni dot çfarë i ka bërë burri i shkinës shqiptarëve në këto 20 vjet? Jo vetëm u grabiti demokracinë për autokracinë e tij familjare, jo vetëm vrau/preu mijra dhe i shkretoi anë e mbanë, jo vetëm rrënoi vendin në '97 më keq se Siria e sotme, jo vetëm u vodhi votat në zgjedhje (në të gjitha zgjedhjet), jo vetëm u vodhi paratë dhe i la pa brekë në bythë ('96), jo vetëm i vrau me kallash në mes të Tiranës (2011)..., por bëri edhe atë që asnjë tirran nuk do e bënte për vendin e vet, pengoi investitorët e huaj të investonin në vend (hapnin vende pune) pse ata s'paguanin gjobën për derën e shkjejve. As Pashiçi as Sllobodani, as dreqi as i biri se kanë bërë këtë me shqiptarët. Kurre kjo s'kishte bërë vaki! Kurrë! E bëri vetem dhëndri i tyre ndaj nesh.

PS: Më e pakta Argitës duhet t'i hiqet lieçensa e avokates.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar