Skip to content

Sali Berisha i vetmi ''albanofob'' sot në pushtet në Ballkan

03. 02. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim

Habitem pse ai qahet për "albanofobi", atë e duan fqinjët, shkina e Serbisë e ka marrë për burrë. Plus, Fazliç (një tjetër serb) është këshilltari i tij më i rëndësishëm, që e ka ndihmuar "seriozisht" si të rrjepë shqiptarët. Shikoni dhe posterin ja ka bërë në gjuhën serbe. Nëse Fazliç (d.v.) deklaron se në rajon ka "albanofobi", atëherë OK, Berisha bëhet i besueshëm.


(serbisht) - Voto Sali Berishën (nga zyra e Fazliçit)

Sali Berisha s'ka gojë të flasë për "albanofobi", sepse ai sapo u vetë-identifikua me Ahmet Zogun (akoma s'është ftohur hallva e festimeve), dhe Zogu nuk mendonte se kishte ndonjë "albanofobi" në rajon. Përkundrazi, armiku i tij Fan Noli (që Berisha e etiketoi së fundi aventurier) thoshte kështu, por natyrisht jo kaq trashë e kaq pa-profesionalisht sa ky. Aq shumë e donin fqinjët Ahmet Zogun sa e sollën në pushtet me dhunë në Shqipëri (pak a shumë si skenari i ardhjes së Berishës në pushtet). Reciprocekisht, edhe Zogu aq shumë i donte fqinjët sa u dhuroi Shën Naumin e Vermoshin. Plus, Zogu ishte nipi i Essad Toptanit, të ashtuquajturit simbol të fqinjësisë së "mire", të cilin serbët e varrosën me temena në varrezat e tyre më të rëndësishme ndërkombëtare në Paris. Zogu i morri gjakun dajës së vet kur vrau Avni Rustemin pse ky bëri dalje Toptanin e shitur tek serbët. Në këtë aspekt edhe Berisha mendon si Zogu, sepse dy muaj më parë donte të hiqte bustin e Avni Rustemit, madje bashkiakët e PD-s në Tiranë e quajtën një "killer" nacionalistin shqiptarë Avni Rustemi.

Nga aspekti profesional, pse Sali B. është tërësisht gabim në përdorimin e termit "albanofobi", dhe pse insistimi i tij në këtë linjë saboton (në afat të gjatë) çështjen tonë kombëtare, ndërsa termi "albanofobi" mund të kthehet në të kundërtën e tij, në favor të fqinjëve (ndoshta ky është misioni i vërtetë i S.B.)?

"Albanofobi" do të thotë që fqinjët nuk i duan shqiptarët, ky është definacioni. Por fqinjët mund të thonë:

(i) Në Greqi jetojnë sot mbi 500 mijë shqiptarë, të cilët prej 25 vitesh punojnë e mbajnë familjet e tyre në Shqipëri. (ii) Në Serbi jetojnë mijra shqiptarë dhe askush s'po i deporton sot ata. (iii) Në Mal të Zi jetojnë mijra shqiptarë dhe askush s'po i deporton sot ata. (iv) Në Maqedoni jetojnë qindramijra shqiptarë dhe askush s'po i deporton sot ata.

Pra, fqinjët formalisht kanë gojë të thonë se ata SOT (e theksoj, SOT) s'kanë asnjë fobi ndaj shqiptarëve. Përkundrazi, mund të thonë grekët, shqiptarët janë grekofob, sepse minoriteti grek në Shqipëri është "dëbuar" (regjistrimi i fundit i popullsisë e nxorri atë në minimumin e tij historik). Minoriteti serb në Kosovë është përgjysmuar, shqiptarët janë serbofob, mund të thonë serbët..., e kështu me rradhë.

Fqinjët mund të thonë se shqiptarët jetojnë më mirë në teritoret e administruara prej tyre se në shtetin e tyre amë, ndërkohë që mirëqenia e tyre ekonomike është si nata me ditën me atë të Shqipërisë së Sali B. Pra, fqinjët kanë fakte të pretendojnë se ata sot s'kanë asnjë farë fobie kundër shqiptarëve, dhe se ata thjesht kërkojnë të administrojnë teritoret që Konferenca e Versajës u dha atyre, bashkë me popullsinë shqiptare në të.

Prandaj këndvështrimi i Berishës në këtë aspekt nuk është aspak profesional, tejet i dëmshëm, dhe hapur në favor të qarqeve shoviniste fqinje (si Agimi i Artë etc.). Çështja shqiptare duhet të zgjidhet në parim ndërkombëtarisht (atje ku u prish), jo me ankime qesharake/amatore ndaj fqinjëve. Përkundrazi, ne duhet të pretendojmë se jemi për fqinjësi të mirë që të bëhemi të besueshëm. Përndryshe bota do trembet dhe s'do ndërhyj.

* * *

Sali Berisha nuk foli kurrë për "albanofobi" atëherë kur duhej të fliste, atëherë kur Sllobodan Miloshviç bënte genocid të hapur kundër shqiptarëve, dhe një botë e tërë u shqetësua/tmerrua. Përkundrazi, ai atëherë ('92-97) furnizonte me karburant "albanofobët" e rajonit, dhe bënte kryengritje për të destabilizuar Shqipërinë ('98). Sali Berisha nuk po voton një rezolutë parlamentare për Çamërinë dhe genocidin grek të pas Luftës II Botërore që ishte "albanofobi" e tmerrshme.

Sali Berisha derdh lot krokodili për lapidarin e Preshevës, për të nxitur konflikt artificial rajonal thjesht e vetëm për të spostuar vëmendjen nga keq-qeverisja e tij, nga hajnia e Argitës/Fazliçit & Co., ndërkohë që preshevarët vetë deklarojnë se s'kanë luajtur mendsh të bëjnë luftë për një lapidar, dhe profesionalisht e kanë dërguar çështjen në gjykatë. E kujt na i vinka keq për lapidarët e dëshmoreve, aman se po na nxjerr zorrët, atij që rafshoi të gjithë lapidarët e dëshmorëve në Shqipëri.

PS: Nëse sot ka "albanofobi" në rajon, ajo ushtrohet vetëm nga një person: nga Sali Ram Berisha, i cili në 20 vjet e përgjysmoi popullsinë e Shqipërisë (censusi i fundit është më dramatiku në 100 vjet); i cili botërisht i etiketoi femrat shqiptare si prostituta të Europës; i cili u rrëmbeu shqiptarëve demokracinë për autokracinë e tij familjare të derës së shkjejve; i cili u rropi shqiptarëve paratë/mallin ('96); i cili i masakroi ata me armë luftarake/tanke/antitanke/ raketa ('97); i cili i vrau ata me armë automatike në mes të Tiranës (2011)..., dhe lista shkon paaaaa fund.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar