Skip to content

Kujdes: Sulmi ndaj Selamit po ngjan tani me emigrantofobi

19. 02. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
p_pytje.jpg

Duket se nuk është aq shumë sulm kundër Selamit se sa fenomenit të kthimit e përfshirjes së emigrantëve në politikën shqiptare. Po tentohet të goditet mënyra e ekzistencës së emigrantëve jashtë vendit, si ata e gjejnë veten e mbijetojnë atje, duke synuar në këtë mënyrë të trembin/frenojnë procesin e ri-kthimit të trurit në vend.

Natyrisht emigrantët vuajnë për t'u stabilizuar në vendet ku shkojnë, nuk i pret njeri me lule atje, përkundrazi, vazhdimisht ndeshen me konkurrencën e ashpër dhe shpesh jo të drejtë të vendasve, sidomos në këtë kohë të rëndë të recessionit. Por kjo nuk do të thote se ata nuk e meritojnë të kthehen në vendin e tyre dhe të përfshihen në politikën lokale atje.

Ngjan disi me komedinë Zonja nga Qyteti e gjithë kjo. Shqiptarët e Shqipërisë i duan paratë e emigrantëve, i duan votat e tyre, i duan emigrantët edhe si turistë për t'i rrjepur gjatë verës e Vitit të Ri, por nuk i duan te kthehen në vend. Jo more, duket si deklaratë Lufte Civile...

Emigrantët shqiptarë në Perëndim janë përfaqësuesit më dinjitoz të Shqipërisë sot në botë (mos mendoni se janë ambasadat/konsullatat e shtetit pa shtet te Tiranës). Emigrantët shqiptarë janë ata që po ndryshojnë pozitivisht emrin e keq të Shqipërisë në Perëndim (mos mendoni se këtë po e bëjnë akademikët e analistët e Tiranës). Janë ata që bëjnë demonstrime para OKB-s e rrugëve të Perëndimit për çështjen shqiptare (mos mendoni se këto i bëjnë turistët me pasaportat biometrike të Berishës). Emigrantët shqiptarë janë ata që flasin e komentojnë në gjuhët e vendasve në konferencat ndërkombëtare, mediat e huaja, e botën on-line (se mos mendoni se këto i bën Majlinda Bregu e burokratët e tjerë inferiorë të Tiranës).

PS: Është për të ardhur keq që Berisha (e jo ndonjë figurë tjetër në politikën shqiptre) ofron i pari emigracionin shqiptarë nga Amerika e Veriut të përfshihet në politikën shqiptare, emigracion qe ishte ndaluar që nga koha e Nolit.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar