Skip to content

Për referendumin e bashkimit, Kosova duhet të bëjë referendum, jo Shqipëria

21. 03. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Harta

Duhet të jemi profesional në nacionalizmin tonë, jo entuziaztë romantik. Shqipëria s'ka çfarë referendumi bën për bashkim me Kosovën, sepse Shqipëria është shteti amë, dhe bashkimin me trojet e saj të grabitura e nënkupton/prezumon (dihet). Që në aktin e parë të themelimit të shtetit tonë nga Ismail Qemali, 28 Nëntor 1912, Shqipëria deklaroi hapur se kishte pretendime teritoriale ndaj fqinjëve.

Dhe kur ke pretendime teritoriale do të thotë se i do zyrtarisht ato teritore. Ky është "referendumi" i Shqipërisë, s'ka nevojë për "referendum" tjetër.

Referendumi i bashkimit është në dore të Kosovës tani. Kosovarët duhet të vendosin nëse duan të bashkohen me Shqipërinë apo jo. Nëse Kosova vendos të bashkohet me Shqipërinë, atëherë s'ka nevojë për referendum tjetër në Shqipëri, veçse hapje direkt kufijsh. Kaq.

Futja e elementit të referendumit në programet partiake të Shqipërisë e kthen çështjen në pikën zero, eleminon aktin themeltarë të krijimit të shtetit tonë (sipër), që e konsideronte të pazgjidhur çështjen tonë kombëtare, dhe kërkonte nga fqinjët kthimin e teritoreve të rrëmbyera.

Shqipëria gjithmonë i ka kërkuar teritoret e saj të pushtuara. Pas Ismail Qemalit më 1912, ishte Fan Noli dhe delegacioni shqiptarë në Konferencën e Versajës (1920) që kërkuan Shqipërinë etnike.
Edhe komunistët në '44 i kërkuan formalisht teritoret tona pasi partizanët nga Shqipëria i çliruan ato. Jugosllavia atëherë pat deklaruar se do zhvillonte referendum në teritoret shqiptare për këtë çështje, por kurrë s'e bëri.

Pra, jo referendum nga Shqipëria. Shqipëria dihet s'e është për bashkim. E vetmja gjë që duhet të bëjë Shqipëria është të vijoj të kërkoj teritoret e saj të pushtuara padrejtësisht, dhe këtë ta pasqyroj në programet partiake dhe qeveritare. Kush nuk ka pretendime teritoriale zyrtare në programet partiake/qeveritare (si Berisha, Nishani e Meta) është kundër bashkimit. Kjo duhet të jetë "thembra" jonë e "Akilit" për të testuar patriotët nga sharlatanët.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar