Skip to content

Problemi i Shqipërisë: Vendi nuk ka Shef Ekzekutivi (ka një llapaqen)

23. 03. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Sali B.

Shqipërisë së shkretë i nevojitet një Shef Ekzekutivi kokë-ulur e punëtorë, jo një sharlatan që kujton se po bën politikë të madhe. Shqipëria është një vend i vogël, shumë më i vogël se ç'ishte para 20 vjetësh (Berisha e ka kthyer sa popullsia e pas Luftës së II Botërore), që do të thote se vendi s'ka ndonjë impakt politik rajonal apo ndërkombëtare (edhe lagjia e qytetit ku unë jetoj sot në Perëndim ka 3 milion njerëz - më shumë se Shqipëria).

Shqipërisë nuk i duhet një kastravec si ky i sotmi në krye të ekzekutivit të saj, që ndërron çdo ditë ngjyrat e kollareve e shamive të xhaketës (si ai qeni që ka hypur mbi sexhade), por i duhet një shef ekzekutivi që merr rrugët në këmbë (jo me helikopter). I duhet një shef ekzekutvi pa shumë llafe e me shumë punë, që s'nxjerr veten ç'do ditë në TV, por veprat...

Ky teveqeli i sotëm mendon se po bën politikë të madhe, - politikë të madhe në krye të një vendi mizerje me 2 milionë pleq e fëmijë. Ky idiot nuk po kupton faktin se bota nuk e llogarit atë as sa për një kryebashkiak të një qyteti ordiner europian. Ky koqe nuk po kupton faktin se kur të huajt takohen me të, shkojnë e disifektojnë duart (ose kur vizitojnë Shqipërinë bëjnë analizat e gjakut kur kthehen në vendet e tyre), sepse vijnë nga vendi i mizerjes e varfërisë... (edhe unë atë bëj kur takoj shqiptarë të sapo ardhur, apo kur kthehem nga Shqipëria (na e kërkon qeveria këtu) - me dhimbje por duhet thënë).

Nga ana tjetër, është fat për Shqipërinë që liderët e opozitës janë tërësisht e kundërta e tij, janë individë pa shumë llafe, të cilët duan të punojnë, janë njerëz që përveshin mëngët e i hynë baltës me çizme llastiku, sepse baltë, mut e plehra është Shqipëria e Sali Berishës.

Shqipërisë sot i nevojitet një Shef Ekzekutivi kokë-ulur e punëtorë, jo një sharlatan llapaqen që ia shton më shumë mizerabilitetin...

PS: Aleanca e sharlatanëve/llapaqenëve, Berisha-Meta, edhe me ndërru shtatë lëkurë qeveritarë s'do mësojnë me u bo kurrë.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar