Skip to content

Kriza e Qipros mund të rrezikoj depozitat e Argitës/Shkëlzenit atje

27. 03. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Depozita

Nuk është i rastësishëm kushti i BE-s për Qipron - taksim të jashtëzakonshëm mbi depozitat bankare, - megjithëse rezulton një precedent i padëgjuar. Dhe kjo sepse Qiproja njihet si vendi numër një në botë i pastrimit të parave, duke shfrytëzuar kryesisht tregun rus dhe atë lindor, dhe pastaj depozitimin e këtyre parave në bankat qipriote.

BE e dinte këtë prandaj dhe i kërkoi Qipros ta mbulonte vetë krizën e saj, me paratë që mafia e pastrimit të parave kishte depozituar në bankat e saj.

Damir Fazlliç, miku i familjes Berisha, dihet që Qipron e ka atdheun e tij të dytë, dhe kuptohet pse. Fazlliç njihet ndërkombëtarisht si eksponent i spikatur i pastrimit të parave. Tani, pas krizës aktuale të Qipros (në ditët në vijim do zbulohen mbase detaje të tjera për skandalet financiare të bankave qipriote), emri i tij edhe mund të lakohet në këtë aspekt, por edhe i individëve nga Shqipëria që Fazlliç u mësoi si të bëjnë para duke i pastruar ato.

Dhe në këtë kuadër, nxënësit më të dashur të Fazlliç janë pinjollët e familjes Berisha, të cilët e bënë mik e shkuar mikut serbin e Bosnjës, jo vetëm per gjakun e njëjtë serb që u rrjedh në deje, por mbi të gjitha pse ai u mësoi rrugën për në bankat qipriote, gjë që solli pastaj natyrshëm dashurinë e Berishës për grekët, serbët, rusët e kështu me rradhë.

Kriza e Qipros mund të hedhë dritë ndoshta edhe për 21 Janarin tragjik të Tiranës. Mos u habisni për këtë. Oligarkia e paligjshme financiare është më e egra/pa mëshirshmja në Planet...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar