Skip to content

Intelektualët duhet të ngrenë zërin!

31. 03. 2013 nga Faik Krasniqi

Version i përshtatshëm për printim
Faik Krasniqi

Është detyrë për Intelektualët të denoncojnë një mini-diktator me pushtetin e tij të kalbur dhe të korruptuar në çdo qelizë të tij. Dhe të gjithë ata që janë me të vërtet në kuptimin e fjalës intelektual dhe jo ata që janë në shërbim të pushtetit të dhjerë (si puna e prostitutave që shiten me orë dhe ditë pak a shumë në të njëjtën mënyrë).

Por pyetja që ne duhet t’i bëjmë vetes është që a mbaron detyra e Intelektualit të vërtet vetëm aty? A nuk duhet të jetë detyra e tij të tregoj një zgjidhje të udhëheqi popullin e tij drejt një rrugë-zgjidhje?
Të gjithë politikanët e tanishëm të dhjerë i kanë mbushur thasët me para dhe i gëzohen dredhive që ata nxjerrin ditë për ditë për të vjedhur sa më shumë. Sikur ta quajmë këtë sport (sepse shumica e tyre kanë vënë aq pasuri sa s’kanë nevojë të vjedhin as ata as fëmijët e tyre). Çfarë lumturie ose përmbushje nxjerrin ata si “sportistë” kur janë duke mundur një fëmijë 5 vjeçar dhe të pambrojtur??? Bravo ju qoftë jeni burra të vërtetë… një sport perverse … Një Pedofili politike shumë të shëmtuar???
Çfarë gëzimi të madh duhet ndjejnë këta palo burra kur të lëvizin me makinat e tyre luksoze në getot e popullit të tyre dhe vendit të mbushur si kosh plehrash për vendet e tjera!!! Çfarë gëzimi të madh do të ndjejnë këta sharlatanë kur Shqipëria të zhduket si komb edhe ose shtet sepse u shit për “dy aspra” nga legena miopë që bënin gara kundrejt legenave të tjerë. Si do të prezantohen ata......???
Bravo ju qoftë legena politikanë dhe hajdutë pushtetar të regjur, ju jeni me të vërtetë për t’u admiruar. Besoj se ju luteni ditë e natë të mos ketë Zot dhe në këtë mënyrë të mos i paguani kurrë krimet e juaja që do t’ju siguronin një vend ferr në krah të djathtë të Djallit.
Unë do t’ju thoja mos harroni se miliona nga viktimat tuaj që luten ditë për ditë duke rënkuar, o Zot merrma hakun.
Unë besoj shumë tek Zoti i Madhërishëm dhe në qoftë se kam të drejtë në këto që po them, ju zotërinj Politikanë dhe Pushtetarë jeni më të vërtetë për t’u Mëshiruar. Zoti pastë mëshirë për shpirtin tuaj se krimet që keni bërë janë të pafalshme dhe do ta bënin dhe Satanin xheloz.

Autori
  • Kliko këtu për të parë komentet në Blog
  • Faik Krasniqi është autorë shkrimesh në faqet e Gazetës Kritika e blogje - shiko arkivën për më shumë. Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të "Aleanca Kuq e Zi".
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar