Skip to content

Argita, si Nexhmija, po drejton shtetin

21. 04. 2009 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim

Në një intervistë të para disa javëve për gazetën gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung", Berisha tha se, "Nexhmija ishte mentori i Enverit në 15 vjetët e fundit të jetës. Ajo kishte pushtetin e vërtetë..."
Nëse paragrafin e mësipërm do ta përpunonim në këtë formë: "Argita është mentori i Berishës në 5 vitet e fundit. Ajo ka pushtetin e vërtetë...", padyshim nuk do të egzagjeronim aspak. Të gjithë tashmë e dinë, dhe është publikisht e njohur, se Argita është autorja e konfigurimit të qeverisë Berisha, me emrime ministrash e zv/ministrash..., deri tek (së fundi) emërimi "i majmë" i drejtorit të pergjithshëm të doganave.

Ndryshimi mes Nexhmijes dhe Argitës qëndron në faktin, se e para luftonte për pushtet, ndërsa e dyta lufton për para. Në fakt, historia e marrëdhënieve të biznesit mes Berishës e Argitës zë fill më herët. Besoj çdo kush e mban mend formularin e deklarimit të pasurisë së Berishës, menjëherë pas marrjes së pushtetit më 2005, ku thuhej se ai i kishte dhënë para borxh vajzës së tij Argitës... Por pa kaluar as gjashtë muaj nga ajo deklaratë, Argita deklaroi se ajo ishte milionere me dollarë, dhe paratë i kishte fituar gjatë punës në Kosovë, një vit më parë. Megjithëse deklarimi i saj përgënjeshtronte hapur formularin e deklarimit të pasurisë së Berishës, asnjë institucion zyrtar s'e vuri ujin në zjarr për këtë parregullsi ekstreme, përkundrazi, Argita doli si triumfatore (atëherë) në emsionin televiziv të kllounit të qeverisë, Blendi Fefvziu.

Interesant është fakti se ky rol informal i femrës në shtetin shqiptarë, është disi i vjetër tashmë, dhe përmbën një traditë në historinë politike të Shqipërisë. Nëse do t'i referohemi së shkuarës, konstatojmë se kjo traditë zë fill që nga koha e Mbretit Zog, kur motrat e tij (Myzejeni, Ruhija e Maxhidia) bënin, në fakt, ligjin në mbretërinë shqiptare.

Gjatë kohës së komunizmit, ashtu siç thotë Berisha, Nexhmija sundoi për një kohë të gjatë, para dhe pas vdekjes së Enverit.
Ndërsa në kohën tonë, të gjithëve besoj u kujtohet roli i fuqishëm i Xhoanës gjatë sundimit të Nanos.

Por megjithatë, kjo që po ndodh me "fenomenin Argita" është ndoshta rasti më i paprecedent në bote. Ajo jo vetëm që ka fuqi "hyjnore" mbi Berishën, duke e komanduar atë (si Nexhmija - Enverin e sëmurë dhe Ramizin patetik) të bëjë emërime qeveritare nga më ekstravagentet, por ndryshe nga Nexhmija, Myzejeni, Ruhija, Maxhidia dhe Xhoana, - Argita ka blerë (ne këto katër vjet) gjysmën e territorit të vendit, me paratë e taksapaguesve shqiptarë, që rrjedhin në mënyrë korruptive nga arka e shtetit... Dhe këtë ajo po e ben aq qetësisht e normalisht, sikur "deti është bërë kos", dhe sikur të gjithë ne të tjerët jemi idiotë e s'kuptojmë asgje...

Autori

Komente

Si xhaxhi...

30. 03. 2011 nga Anonim, 6 vjet 7 javë para
Koment id: 476

U rrit me mesimet e Partise dhe prane xhaxhit Enver , prandaj te mos habitemi kur Saliu
flet si xhaxhi , mendon si xhaxhi dhe vepron si xhaxhi . Mire tna behet , ta ngrysim me
xhaxhin sali .

Bubi

02. 05. 2009 nga Anonim, 8 vjet 3 javë para
Koment id: 83

Vezhguesi.
Vertet qe keto qe thua jane shume shqetesuese, bile skandaloze. Por skandali me i madh eshte fakti qe nuk na bejne me pershtypje dhe po i quajme normale. Ky fakt, fatkeqesisht eshte handikap i popullit, jo i udheheqjes. Ne Shqiperi quhet budall ai qe nuk vjedh.
Ne Shqiperi quhet i zoti dhe i fuqishem ai qe perdhunon, grabit e vret. Te gjithe i vertiten rrotull me zili dhe me perunjesi te cuditeshme ketyre lloj njerezve. Kete nivel dhe kete psikologji ka populli yne. Nga ana tjeter , kete trajtim meriton.
Askush ne bote nuk te dhuron gje. Ti duhet ta fitosh. Edhe te drejten per tu respektuar po ashtu. Populli yne, nga kjo pikpamje eshte bere balte. Nuk i ben me pershtypje qe vidhet, dhunohet, grabitet, shk... nga te gjitha anet. Kjo kategori njerzish jemi , kete kategori usheheqsish meritojme...

arben

22. 04. 2009 nga Anonim, 8 vjet 4 javë para
Koment id: 73

Sa me lart te ngjitesh aq me i fuqishem behesh, por, ka dhe anen tjeter qe po u rezove vritesh me shume. Berisha ngjitet 1500 kembe ne murin e madh kinez ku eshte i vetmi nga te 400 personalitetet e larta qe e kane vizituar qe u pajis me "karten engjitjes". Pra saliu i jone i sfidoj te gjithe si gjithmone ai dote jete i pari kete e ka te ngulitur qe ne femijerine e hershme te tij kur humbi dhija e baca Rames. Keto jane sfidat e saliut tone ndersa sfidat e tjera te cilat jane ne toke ja ka lene Argites te plotfuqishmes se dinastise berisha e cila ne nje menyre te habiteshme sfidon nje popull te tere dhe pse jo ajo eshte kleopatra malltezi per ate qe tani ka pervetesuar cdo gje, ne, populli i dukemi tepa vlere,inferiore dhe pse kete shkelqim ajo e ka mare tani vone keto 6shte vitet efundit .Kesaj i thone beme baba te te ngjaj dhe vertet i ka ngjare sepse ajo qe ne femijerine e saj kishte nje mllef nje cmire nje inat sepse nuk ishte si te gjitha moshataret e saj dhe kjo ju zhvillua ne adoleshencen e saj dhe u poq dhe me shume duke u bere njesh me karakterin e babes se vet.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar