Skip to content

Ndërsa Kreshniku përkëdhelet, Rama duhet të lexoj definacionin e pragmatizmit

04. 05. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Pragmatizem

Nuk prishen aleancat për "mustaqet e Çelos", literally për to, sidomos tani në prag të zgjedhjeve. - O Kreshnik, si shumë i përkëdhelur! Ç'janë ato që thua, se nëse aleanca zgjedhore do quhet "Aleanca e Shqipërisë Europiane" e jo "Aleanca e Shqipërisë" unë dal nga koalicioni! Ups!

Ose tjetra, nëse aleanca zgjedhore nuk do jetë pro arrestimit të Berishës unë dal nga koalcioni! Ups! Po ti sikur je jurist. Arrestimet i vendos gjykata jo politika as parlamenti. Për këtë po luftojmë fort, të evitojmë gllabërimin e pushtetit gjyqësor nga politika, jo të mbetemi në batakun e Berishës.

Nga ana tjetër, pa dashur të luaj rolin e mediatorit, të bën përshtypje një sjellje jo-profesionale e të dy palëve, etiketime emocionale në inat e sipër, egërsi e pakontrolluar e momentit, dhe pastaj hakmarrje. Natyrisht ndikon ballkanizimi i famshëm, por jo kaq shumë...

Ndërsa gjithë kjo histori tingëllon tejet idiote, dhe duhet korrektuar menjëherë (nuk prishen aleancat për stupidity), ndoshta duhet bërë pak koment për kendveshtrimin jo korrekt të Ramës për pragmatizmin.

Rama është kreu i opozitës, pritet të drejtoj qeverinë, dhe kjo është gjë e madhe. Arroganca me bashkëpunëtorët, sulmet emocionale me etiketime të ashpra (sorra e laraska), e të tjerë gjëra si këto, duhet të abandonohen. Nuk hidhen njerëzit tutje si topa lecke. Bisedimet me Kreshnikun duhej të konsumoheshin në mënyrë të moderuar e me tolerancë.

Në vijim të kësaj linje, taktika jo pragmatiste që u ndoq me 3 deputetët e PS që sot mbajnë në këmbë qeverinë Berisha, ishte e pajustifikueshme. Ata ishin deputetë, njerëz me pushtet, dhe duheshin joshur me kujdes, jo të hidheshin tutje me prepotencë. Sepse ja çfarë ndodh tani, ata bënë gjëmën, ndërkohë që sot do kishim qeveri teknike. Pra kush humbi?

Ndërsa u duk se afrimi i Metës ishte një lëvizje pragmatiste, çdo gjë u shumëzua me zero pas dy ditësh, kur tre deputetë të PS-s u përlanë nga Berisha. Plus, kur LSI humbi anëtarin në KQZ, marrëveshja me Metën (me reputacion të ulët) duhej rishikuar, pasi ai nuk ofronte më atë çfarë kishte ofruar në fillim. Ky është pragmatizmi, pazar, përderisa kjo marrëveshje u justifikua nën këtë koncept.

Me fjalë të tjera, nëse Kreshniku sillet si "kalama", Rama s'ka pse sillet ashtu, por ta "përkdhel" (qoftë me "karamele)..., sepse Kreshniku ka dhënë kontribut, dhe si "elektron i lirë" prish punë. Kur Metës, që s'ofron asgjë, iu dha gjithë ajo hapësirë (ndërsa e kaluara e tij negative zhgënjen elektoratin - prish pune), t'i jepej edhe pak hapësirë Dritan Priftit, sepse është bashkëpunëtor i vjetër dhe largimi i tij tani prish punë. E njëjta llogjikë duhej përdorur edhe me tre deputetët që iu bashkuan Berishës. Nëse dy prej tyre ishin të pakënaqur me Muçmatën në Kukës, të shtyhej për më tutje nominimi i tij, pas rrëzimit të qeverisë, sepse largimi i tyre prishi punë... E kështu me rradhë. Ky është pragmatizimi, prakticizëm që prodhon rezultat, jo dështim.

Nëse dëbon ata që të prishin punë pasi largohen, dhe ofron ata që të prishin punë pasi afrohen, atëhere s'di çfarë emri t'i vesh kësaj...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar