Skip to content

Ku do jetë Berisha pas një viti, më 13 maj 2014

14. 05. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
S. B.

Por jo vetëm ai, ku do jetë Shkëlzeni, Argita, Liria? Ku do jenë të gjithë ata, në Shqipëri apo jashtë vendit? Sot ai celebroi në Tiranë hapjen e fushatës së fundit elektorale të jetës së vet (dukej shumë e qarte e tillë). Mendja e tij sot fluturonte diku tjetër, në mëdyshjen e madhe se ku do jetë si sot pas një viti.

Motoja filozofike e Berishës ka qenë evidente gjatë gjithë këtyre dy dekadave të tmerrshme të sundimit të tij: pas meje le të bëhet qameti. Nëse kjo është e vërtetë, dhe natyrisht kështu duket, atëhere mund të thuhet me siguri absolute se vitin tjetër në këtë kohë Berisha dhe trashëgimtarët e tij të gjakut s'do jenë në Shqipëri, por të strehuar diku në botë.

Ai dhe fëmijët e tij s'kanë investuar/ndërtuar ndonjë pasuri të patundshme në Shqipëri, as prona, as biznese etc., madje as shtëpi, dhe ky është një indikator domethënës se ata kanë patur gjithmonë si plan final largimin. Pasuria e tyre është totalisht monetare (para) që fle diku në ndonjë bankë të huaj jashtë vendit.

Në vijim të kësaj linje, Berishës nuk interesojnë aspak këto zgjedhje (zhgënjyese për votuesit e PD-s). Tani për Berishën ka ardhur pika e ikjes, pikë të cilën ai dhe familja po e përgatisin prej shumë vitesh, dhe... "pas largimit tim le të bëhet hataja".

E ardhmja e PD-s do vijoj të njëjtën dyshezë, nën të njëjtën filozofi të hatasë (ajo ishte thjesht një mjet për të mbajtur e pasuruar Berishën, kaq)... Shumë nga liderët e saj të lartë mund të kenë ndjekur të njëjtën linjë pasurimi si Berisha, atë të depozitimit të parave jashtë. Kjo do të thotë se as ata s'i lidh tashmë asgjë me Shqipërinë, për më tepër pas një qeverisje tejet destruktive.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar