Skip to content

Rama përfaqëson të papunët (99% të popullsisë) - Berisha hyn kot në zgjedhje?

20. 05. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Turma

Kjo është llogjika e zgjedhjeve në Shqipëri, aq e thjesht është. Berisha suportohet nga të punësuarit (një grusht me njerëz), Rama nga të papunët (turmat). Arithmetika bëhet me gishtat e dorës se kush fiton. Berisha e di këtë prandaj vijon linjën pa-krye të manipulimit. Por këtë rradhë do i ngecet sharra në gozhdë keq, do i hajë kokën, literally kokën.

Polarizimi është aq i thellë, aq i mprehtë, aq therrës, aq tragjik, aq i egër, sa konflikti mund të shpërthej nga momenti në moment, - manipulim/jo manipulim zgjedhjesh, përplasja është në prag të derës këtë rradhë. Shumicës dërmuese të popullsisë i ka shkuar thika në palcë, përtej palcës (nuk është lojë fjalësh kjo), s'ka ç'humb më, është proletarizuar totalisht.

Shqipëria sot, falë tafmasë/maskarrallëkut shtazarak të Sali Berishës, është në prag të një revolucioni. Nuk është naivitet kjo që them, është një e vërtetë e madhe. Prandaj dhe bota sekëlldiset e shqetësohet aq shumë këtë rradhë për zgjedhjet në Shqipëri, sepse shikon situatën shpërthyese. Njerëzit sot janë super-gati (një sebep të vogël duan) t'u turren pasurive të qeveritarëve e lidhjeve të tyre, nga Argita e Olldashi te Jozi e Monika, pa përjashtim, duan t'u hanë mishin e do t'u pinë gjakun, t'u grinë edhe kockat, aq shumë urrejtje ka.

Edhe Rama kur të marrë pushtetin do e ketë tejet të vështirë ta menaxhoj këtë situatë, këtë polarizim brutal alla-Berishë. Aq keq janë punët sot në Shqipëri, aq shumë mjerim e papunësi ka, aq shume borxhe te huaja, aq shumë zemërim për shtetin, shtetarët, zyrtarët, qeveritarët, gjyqtarët, kollovarët..., saqë sinqerisht Rama është tejet i guximshëm që synon të qeverisë në një situatë të tillë.

Berisha duhet t'i lutet Zotit që ishalla largohet nga pushteti me rrotacion.
Gjendja është edhe më keq se në '97-n. Të paktën atëherë Europa s'ishte në krizë, njerëzit kaluan kufirin e shkuan në Greqi/Itali etc. Po sot s'kanë ku shkojnë, Greqia e Italia janë në hall për vete. Vetëm rrëmbimi i parave/pasurive të Shkëlzenave e Nishanave etc., i qetëson sot shqipot. Dhe kjo mund të ndodhe sa hap e mbyll sytë...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar