Skip to content

Sinqerisht do dëshiroja të pi një kafe me z. Berisha, e paguaj unë...

29. 06. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Tavull

Ideja është këtu, ai mund të bëj para me statusin që ka, e kam seriozisht. Berisha ishte bashkëpunetorë i komunizmit, simbol i rëndësishëm i post-komunizmit, bashkëkohës i Millosheviçit, figurë qëndrore e '97-s, e kështu me rradhë. Pra një ikonë e gjallë e Ballkanit të vjetër (një objekt fitimprurës muzeal), dhe kjo do të thotë që shumë njerëz në botë do dëshironin ta takonin.

Sinqerisht do i sugjeroja që pasi të largohet nga politika, t'ja kushtoj pjesën e mbetur të jetës thithjes së turistëve (vendas e të huaj). Të njëjtën gje po bën edhe Fidel Kastro, shumë vizitorë anë-e-mbanë botës dëshirojnë të shkojnë në Kubë edhe pse atje është akoma gjallë një ikonë e botes së vjetër.

Nostalgjia për të shkuarën (të përmbysurën) është pjesë e filozofisë njerëzore, dhe një gjë e tillë sot shfrytëzohet si destinacion i rëndësishëm turizmi. Psh., vizitorë të shumtë kanë dëshirë të shikojnë deri dhe bëmat e Hitlerit, kampet naziste të përqëndrimit e kështu me rradhë. Paguajnë mijra dollarë të vizitojnë këto objekte.

Do ishte mëkat që Berisha të mos shfrytëzonte statusin e tij special për t'i sjellë turistë Shqipërisë. Ai ka qenë bashkëpunëtor i Enver Hoxhës, bashkëkohës i luftës së Millosheviçit, e të tjerë figurave me famë (negative) në rajon, të cilët s'jetojnë më. Është i vetmi i mbijetuar i asaj kohe, dhe kjo në gjuhë turistike përkthehet: para.

S'do ishte keq që z. Berisha të ndërtonte ndonjë bibliotekë, apo qendër kulturore (ose diçka të ngjashme), dhe të mirëpriste vizitorë nga bota. Të shkruante libra, të mbante fjalime, të ekspozonte foto (teserat e partive, takime me liderë të vjetër/rinj ballkanas/botërorë...) etc. Një qendër e tillë do përbënte një pikë të rëndësishme turizmi për Shqipërinë, dhe ai më në fund do i ofronte vendit një kontribut dashamirës financiar.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar