Skip to content

Rama i vetmi kryeministër i ardhur nga një karrierë normale politike

12. 07. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Karriere

Sali Berisha u bë President pa asnjë karrierë politike të mëparshme, por direkt nga mjek kërceu në majë të shtetit. Njëlloj edhe Nano, u bë kryeministër pa ndonjë karrierë të tillë politike. Enver Hoxha ishte bërë kryetar shteti nëpërmjet grykës së pushkës, pa karrierë të mëparshme politike.

E kështu me rradhë, ndoshta që nga pavarësia e këtej, të gjithë kryeministrat shqiptarë janë bërë të tillë pa karriera normale politike, por kryesisht nëpërmjet kapërcimeve aspak llogjike për hiearkinë politike të një shteti serioz.

Në këtë aspekt Rama është i pari kryeministër që vjen në këtë karrike mbështetur në një karrierë normale politike. Me 1997-n ai ishte Ministër Kulture. Pastaj u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës. Më 2005 merr drejtimin e PS-s, dhe tani (2013) detyrën e Kryeministrit. 16 vjet karrierë politike në ngjitje, për të ardhur natyrshëm në majë te shtetit. Pra, më në fund mund të thuhet se Shqipëria ka hyrë në rrugën e karrierës normale shtetërore edhe në fushën politike.

* * *

Fakti që Rama vjen nga një karrierë normale politike nënkupton atë se ai do jetë i suksesshëm në detyrën e kryeministrit - këtë tregon eksperienca e shteteve demokratike. Nga ana tjetër, është shans që ai ka qenë për një kohë të gjatë përfaqësues në pushtetin lokal, që do të thotë se z. Rama e ka të qartë sa e rëndësishme është pavarësia e pushtetit lokal.

Sekreti i zhvillimit të një vendi qëndron pikërisht në pavarësinë e pushtetit lokal, kjo përbën "A" e demokracisë, dhe uroj që Rama ta përmbushë të parën këtë. Vetëm një pushtet lokal i decentralizuar mund të lulëzoj rrënjësisht vendin (çdo skutë të tij). E kundërta e kësaj është Shqipëria e Nanos dhe e Berishës që u mbështet totalisht në centralizimin e pushtetit qëndrorë, dhe si pasojë ata korrën varfërinë e prapambetjen.

Një sfidë tjetër e madhe e Ramës do jetë korrupsioni në pushtetin gjyqësorë. Ndoshta duhet krijuar ndonjë agjenci e tipit të FBI-s që të luftoj korrupsionin e gjyqtarëve nëpërmjet përgjimit, duke përdorur teknika moderne përgjimi, si vepron perëndimi. Gjyqtarët janë në shumicë dërmuese të korruptuar, dhe s'do jetë problem kapja e tyre me "presh në duar". Një gjë e tillë do sillte natyrshëm zëvëndësimin e tyre me figura të pastra e profesionistë të ndershëm.

Sfida tjetër e madhe e Ramës do jetë energjia, si kusht për të tërhequr investitorët e huaj. Me energji dhe krah të lirë pune Shqiperia do bëhej në pak kohë një "Kinë e vogël" e Mesdheut - prodhuese dhe eksportuese mbresëlënëse.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar