Skip to content

Të paktën Edi Rama nuk ka vajzë e dhëndër...

28. 02. 2009 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Që nga koha e tre motrave të Zogut, Myzejenit, Ruhijes e Maxhides, asnjë femër tjetër (pjestare e familjes së kryeministrit) nuk ka patur impakt kaq të madh në politikën shqiptare.
Është kritikuar e përgojuar Edi Ramen për mungesë familje e jete bashkëshortore etj, por ja që ç'do e keqe e paska një të mirë. Në fakt, në një vend të prapambetur si ky yni, ku familja (fisi) ka akoma natyrë feudale, ndoshta politikanët beqar mund të jenë më efikas përsa i përket punëve të shtetit. Dhe kjo sepse ata nuk kanë akoma fëmijë e dhëndurë, nuse e baxhanakë etj, grupim ky që funksionon pak a shumë si një shtet paralel në një demokraci si kjo e jona. Dhe madje në shumë aspekte është vetë shteti.

Por jo vetëm kaq. Fëmijët e dhëndurët etj, kanë miq dhe shok, të cilët gjithashtu zënë vend në qeveri deri në rang ministrash, zëvëndësministrash etj. Dhe kështu shteti shnderohet si "pa dashje" në një tip grupimi fisnor apo familje tradicionale feudale, ku hierarkia reale përcaktohet nga lidhjet e gjakut dhe niveli i njohjes shoqërore. Që nga ky moment vendi kthehet në origjinë, në një shoqëri pa shtet. Dhe mbase kjo është arësyeja përse shqiptarët etiketohen si të paaftë për të krijuar shtetin e tyre.

Ndërhyrja e rrethit familjar në aferat shtetërore, sjell në fakt degjenerimin e liderit politik, dhe ai transformohet dita ditës në një diktator të rrezikshëm. Familja, fëmijët, dhëndurët, etj, e prishin atë, ashtu siç prishën dhe të tjerë në botë, dhe ai fillon të ngjajë gjithnjë e më shumë me Çausheskun e Rumanisë etj.

Ndodh pastaj që edhe ligje e akte të rëndësishme shtetërore, siç është ligji i lustracionit, të bëhen thjesht e vetëm për të shpëtuar ndonjë kokërr të korruptuar në qeveri (familje), duke injoruar totalisht misionin fondamental qe ka ai ligj për shoqërinë tonë aq shumë të vuajtur nën komunizëm. Dhe pikërisht ky fakt i turpshëm ka bërë që sot të ngrihet në këmbë bota perëndimore, sepse i vjen për të vjellë kur shikon se si ai ligj bëhet për Lulzim Bashën.

Prapa atij ligji qëndrojnë qindramijra njerëz të persekutuar, të vrarë e të dënuar, etj, ndërsa familja bajraktare e sotme shqiptare kërkon ta shndërojë atë në një mjet vulgar për të nxjer nga situata korruptive një prej benjaminëve të saj frikacak... Turp!

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar