Skip to content

Aleatët ''strategjik'' të Shqipërisë, apo Shqipëria e aleatëve ''strategjik''

12. 08. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
glob.jpg

Shqiptarët e Shqipërisë (dhe liderët e tyre) vijojnë të kullosin akoma në livadhin e Enverit, që Shqipëria është kështjellë në brigjet e Adriatikut, shkëmb graniti, gjigandi i Europës që zgjedh aleatët e saj strategjik në botë, sepse bota është vënë në rresht të bëhet aleate strategjike me Shqipërinë, dhe mezi pret në ankth vendimin e liderëve shqiptarë.

O njerëz, vini këmbët në tokë të paktën një herë, vetëm një herë të vetme. Hapni sytë rreth e rrotull, shikoni kush jemi, shikoni malet me plehra, pisllikun, zhulin, varfërinë, mizerjen, prapambetjen. Shikoni sa të vegjël jemi, vetëm 2 milionë. Kush do dëshironte të bëhej aleat "strategjik" me një vend të tillë?

Mos mendoni se ne jemi Zvicra, jo nuk jemi, zviceranët janë gjermanë, francez, italianë. Mos mendoni se jemi Austria, jo s'jemi, austriakët janë gjermanë..., e kështu me rradhë.

Me fjalë të tjera, nuk i zgjedhim ne aleatët (sidomos ato strategjik), nuk është në dorën tonë një gjë e tillë, oh jo, është në dorën e atyre që kanë gjë në dorë. Ne s'kemi gjë në dorë që të zgjedhim, binduni për këtë. Janë të tjerët qe vendosin aleanca me ne, kjo është e vërteta...

Në vijim të kesaj linje, sa aleatë janë Greqia, Italia, Turqia? Nuk janë, sidomos aleatë "strategjik", janë thjesht fqinjë, kaq. Realiteti flet vetë, ata duan të na bëjnë kosh plehrash. Asnjë investim serioz nuk sjellin në Shqipëri (psh Italia fabrikën "Fiat" e dërgoi në Serbi, ne na solli impiantin e plehrave).

* * *

Definacionin e aleatit strategjik e pat përpunuar ish-presidenti amerikan Nixon, natyrisht për Amerikën. Sipas tij, Amerika konsideron aleatë strategjik ato vende për të cilat hynë në luftë (kjo ishte një nga 3 pikat e definacionit të Nixonit për aleatin strategjik amerikan).
Mbështetur në këtë përkufizim, atëhere ne kemi një aleat strategjik, Amerikën, pasi ajo hyri në luftë për shqiptarët.

Njerëz, ne duhet të punojmë me Amerikën për të lulëzur vendin tonë, mos hapni sytë kot lart e poshtë (mos kërkoni kot aleatë të tjerë strategjik). Për ironi, edhe Greqia e Turqia këtë linjë patën ndjekur disa dekada më parë, kur arritën me sukses të fusin Amerikën ne vendet e tyre, dhe prosperuan.

Pyetja është: Sa i aftë do jetë lidershipi i ri shqiptarë (ndryshe nga dështakët e mëparshëm) të tërheqë paranë/investimet amerikane në Shqipëri, siç patën bërë suksesshëm lidershipi grek e turk para 50 vjetësh?

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar