Skip to content

Rilindja e Ramës si Rilindja e Berishës (RD-ja), një copë letër

22. 08. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Kishoti e Sanco

Nuk është hera e parë që Rama evokon të shkuarën për të krijuar impresionin se ajo ka qenë më e mirë se e tashmja. Ju kujtohet motoja e fushatës së tij të parë për Kryetar Bashkie në Kryeqytet në vitin 2000, "Do e kthej Tiranën në identitet"? Po për ç'identitet bëhej fjalë?

Kryeqyteti shqiptar (siç dihej) ishte një qytet tipik i lindjes komuniste (madje më keq), me një infrastrukturë të varfër rrugore, ujore, të kanalizimeve, elektrike etj. Para '91 Tirana kishte një trafik imagjinar makinash, ndërkohë që gjatë sundimit të Berishës (deri në '97) ajo u shndërua në një qytet barakash e kioskash të tipit të Indisë tradicionale.

Parrulla e Ramës: "Do e kthej Tiranën në identitet", me sa duket kishte si qëllim (teorik) vetëm heqjen e kioskave e barakave të Berishës dhe rikthimin e qytetit në gjendjen infrastrukturorës së para '90-s.
Dhe po të shikohet me vëmendje, çfarë Rama proklamoi pikërisht atë bëri në Tiranë - kthimin e saj në "identitet". Ai e shndëroi kryeqytetin nga një qender kioskash e barakash të kohës së Berishës, në një qendër godinash dhjetëkatëshe (e më lart) banimi, dhe të gjitha mbi të njëjtën infrastrukturë rrugore, ujore, elektrike e kanalizimesh të ish regjimit komunist.

Pra, i ashtuquajturi "identitet" i Tiranës, i propoganduar nga Rama, pati si synim vetëm ruajtjen e infrastrukturës së saj (të kufizuar) të kohës së regjimit të mëparshëm. Çmenduri!
Dhe a mund të imagjinohej fakti, që një qytet me infrastrukturë të pa-mjaftueshme për 200 mijë banorë, të cilët vuanin nga mungesa e ujit, dritës etj, tani të mbante mbi "kurriz" një popullsi tre fish më të madhe, mbi të njëjtin sistem rrugësh e infrastrukture në përgjithësi! Në një kuptim figurativ, ajo që bëri Rama në Tiranë, ngjan me atë autobuzin urban ku njerëzit janë ngjeshur cipë më cipë. Por ndryshe nga autobuzi real, ku stacioni i ndalimit mund të jetë aër, në "autobuzin Rama" njerëzit u ngjeshën për jetë e për vdekje, forever.

Kryebashkiaku Rama nëpërmjet politikës së tij ndërtuese, jo vetëm shkatërroi edhe atë pak identitet real të qytetit të Tiranës, por dhe ndërtesat e larta që ngriti, i bëri pa infrastrukturë parkimesh (i vetmi kryeqytet europian pa një parcelë parkimi), ndërkohë që në Tirane automobilat privatë jane shtuar në mënyrë të jashtëzakonshme (me sa duket ka patur ne mendje "identitetin" e TirOnes së viteve 30, me mushka e gomerë).

Dhe ajo cfarë katranosi Rama në Tiranë kurrë nuk do mund të rregullohet më, kurrë (kioskat e Berishës ishin prej dërrase, hiqeshin, por ndërtimet e tij janë prej betoni). Falë Ramës, Tirana do mbetet për jetë të jetëve një geto gjigande betoni pa parkime e pa rrugë të reja.

* * *

E njëjtë do jetë dhe Rilindja që ai tani propogandon, një paketim/ngjeshje tjetër njerëzish në mizerjen e përditshme me emrin Shqipëri. Eshtë evidente tshmë që Rama s'ka këndvështrim modern, kurrë s'ka patur. Me maninë e tij për të evokuar të shkuarën ai sot shembëllen vetëm me babain e të kaluarës, Don Kishotin...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar