Skip to content

Pusht, pushtet, pushtim - vetëm në shqip kanë të njëjtën rrënjë

06. 09. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
gjurme-krimi

Në vijim të kesaj linje bëra pak kërkim për fjalen anglisht "push" - shtyj, ushtroj forcë. "Push" e ka prejardhjen e hershme nga gjuhët indio-europiane, dhe ka mundësi nga shqipja, sepse ka kuptim të ngjashëm me fjalët "pushtet, pushtim" (ushtrim force).

Nejse, une s'jam gjuhëtarë, dhe s'mund të konkludoj në këtë aspekt, por më bën përshtypje si ne shqiptarët kemi vënë fjalën "pusht" si rrënjë gjuhësore të fjalës "pushtet". Kjo do të thotë që ne e kemi përcaktuar zyrtarisht në fjalorin tonë gjuhësorë që pushteti është pusht, dhe pushtetarët janë pushta... Më qartë s'ka si thuhet.
Jo vetëm kaq, por edhe fjalët "pushtet" e "pushtim" i kemi njëlloj.

Pra, të parët tanë na e kanë thënë qartë (me kohë e me vakt), na e kanë lënë "amanet", që kujdes o shqipo, pushteti në Shqipëri është pushtim.... Dhe fiks fare ashtu na ka dalë, pavaresisht se akoma ka naivë që kanë iluzione.

Pushtet, pushtim, pusht, s'ka nevojë për përkthim, interpretim, apo deshifrim. Kodi që kemi trashëguar nga të parët është tejet i lexueshëm, tejet i kuptueshëm, mëse i thjeshtë, mijra vjet i provuar...

Me fjalë të tjera, mos shpresoni se qeveria Rama do dalë jashtë kësaj linje. E pamundur të dalë, është destinim, mallkim, trashëgim. Ne jetojmë në vendin ku pushteti e ka prejardhjen nga fjala pushtim, dhe pushtetarë nga fjala pushta...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar