Skip to content

Qeveria Rama nuk është pjellë e 23 qershorit, por ''kodoshi'' 1 Prillit (Metës)

07. 09. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
President Nishani

Kjo ngjan pak-a-shumë me "Maury Show" (kush e ka parë). "Maury Show" është një show në Amerikë ku njerëzit bëjnë testin e ADN-s për të përcaktuar nëse fëmija është i tyre apo jo. Ka raste kur një prind (babai) ka rritur fëminë për vite (në një rast fëmija ishte 15 vjeç), duke menduar natyrshëm se ishte i tij, por ADN rezultoi se fëmija s'ishte i tij, gruaja e kishte tradhëtuar...

Është evidente tashmë se qeveria Rama është konfiguruar më 1 Prill (simbolika e kësaj date është më e dhimbshme sesa gazmore për ne shqiptarët), ditën e marrëveshjes "historike" Rama - Meta, jo pas 23 qershorit tonë që ne entuziastët e naivët menduam se Shqipëria do hynte më në fund në një epokë tjetër.

Edhe bufi tani e kupton se Meta është ai që mban në këmbë "qeverinë Rama", dhe natyrisht Meta nuk është nga ata që e shet lirë garancinë. Pikë së pari, "garancia Meta" e përvijuar më 1 Prill 2013, parashikon mos-përfshirjen në qeveri të "anti-Metëve" (kjo dihej, Meta është katundar me shtatë lëkuara, revanshin e ka në gjak). Pas kësaj "anti-Metët" u vunë në "arrest" / në mëngjez që pagdhirë në breg të detit / i hodhën tutje drejt mbi zhavor.
Së dyti, "garancia Meta" parashikon që Rama mund të bëhet/jetë Kryeministër vetëm me një kusht, që emërimet në qeveri të mos bëhen pa konfirmimin e Metës.

Kaq ka kërkuar Meta në "garancinë" e tij, jo "shumë", dhe Rama këtë e ka pranuar (ka gëlltitur çorbën e prishur (qelbur) Meta) thjesht e vetëm për të përmbushur ëndrrën e marrë që një ditë të bëhej Kryeministër. Ose e thënë ndryshe, i bëri të gjithë dalje për prapanicën e vet. Pas kësaj mund të thuhet se "qeveria Rama" nuk është ajo që u "mbars" më 23 qershor, nuk është "pjella" jonë o njerëz, "qeveria Rama" ka tjetër "baba", është "kopile"...

PS: Një kabinet pa emra (personalitete), por thjesht me kukulla të Ramës, i cili nga ana tjetër është kukull e Metes... - ky është thelbi i marrëveshjes së 1 Prillit 2013.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar