Skip to content

Rama, Kosova dhe e djathta shqiptare...

17. 09. 2013 nga Kristo Zharkalliu

Version i përshtatshëm për printim
Kristo Zharkalliu

Kryeministri I porsa zgjedhur shqiptar, Edi Rama, që në hapat e para të qeveris së tij, dëshmon se një erë e re ka filluar të fryjë në jetën e kombit shqiptar. Sigurisht ishte e kotë të prisnim zëmërgjërësi nga humbësit se e dime se ata kanë qënë dhe mbeten arrogantë, mëndjemëdhenj dhe patjetër zëmërngushtë.

U është ngulitur në kokë se pushteti u takon vetëm atyre, ashtu si kanë besuar e vepruar se edhe pasuria kombëtare duhet të jetë në duart e tyre dhe ta gëzojnë ata bashkë me familjen e të afërmit partiakë. Akoma pa marrë pushtetin, çirreshin se Rama nuk po i mbajtka… premtimet, ndërsa ata firmosnin njërën pas tjetrës vendimet që të përfitonin sa më shumë në atë pak kohë që u kishte mbetur në pushtet. Arritrën deri atje sa të rrëmbenin në mënyrë pirateske akoma dhe një pasuri të ushtrisë që të vendosnin partinë e tyre në një godinë të madhe dhe… hijerëndë. Por nuk do të mirremi më këto sot se shtypi shqiptar po i trajton përditë megjithse Berishës nuk i dërsin veshi. Ajo që mua më bëri përshtypje të trishtueshme ishte qëndrimi i së djathtës kosovare. Edi Rama duke treguar ndjesinë e tij mëmëdhetare, sapo u emërua kryeministër vrapoi në Prishtinë që të takohej me vëllezërit kosovarë me të cilët duhet të përcaktohet një politikë dhe program të përbashkët me qëllim që të dy shtetet shqiptarë të mos ndihen të ndarë por të bashkuar… Ishte një veprim për t’u lavdëruar dhe çdo shqiptar duhej ta mbështeste këtë akt të kryemnistrit të ri shqipiptar. Madje fjala e tij në Kuvëndin e Kosovës ishte një paraqitje e qartë patriotike, një fjalim të pastër gjë që kishim shumë vjet ta dëgjonim nga ndonjë..: ”lider” shqiptar. Sigurisht besonim se me vizitën e kryeminitrit të ri shqiptar në Prishtinë duhej të pritej dhe të përshëndetej nga të gjitha forcat politike kosovare se ardhja e kryeministrit të vendit amë,nuk duhet të përçante kosovarët se në fund të fundit Edi Rama sapo ishte emëruar kryeministër. Mirpo ç’ndodhi? Ajo që ngjet ngahera tek shqiptarët dhe, sidomos, kur e djathta humbet pushtetin. Saliu urdhëroi përkrahësit e tij në Prishtinë të…bojkotonin Kuvëndin kur po fliste Rama dhe që të justifikoheshin çfarë thane? Se…Rama në fjalimin e tij, ndërsa përmendi Rexhep Qosjen (armik i Saliut) nuk përmendi Ibrahim Rugovën! Kësisoj, ata u lënduan shumë dhe nisën të çirreshin kundër Ramës ashtu si bën në Tiranë Sali Berisha dhe shokët e tij… Bo bo ç’na gjeti! Rama na ofendoi duke mos lavdëruar e ngritur në qiell Ibrahim Rugovën, si duan të bëjnë më vonë dhe me Sali Berishën…
Për Ibrahim Rugovën pata shkrojtur në kohën kur paraqitej si “president” i Kosovës dhe ruhej në “rezidencën” e tij nga ushtria special sërbe. Do të donim sinqerisht të harronim të kaluarën, madje të kujtonim vetëm “të mirat” e Rugovës por arrogance e tërbuar e së djathtës shqiptare dhe kosovare na detyronn t’i rikthehemi edhe një here së kaluarës jo të largët të veprimtarisë të asaj kohe të Ibrahim Rugovës. Është e vërtetë se ai u shpall president të Kosovës, por askush nuk e njohu, ndonse kishte njëfarë përkrahje nga ata që nuk donin të trazohej “qetësia” sërbe. Ibrahim Rugova, duke e shpallur veten Gandi i Ballkanit, na siguronte se sërbomëdhenjtë do të detyroheshin të linin Kosovën të shkëputej, përderisa shqiptarët e Kosovës kishin mbetur pa shkolla shqipe, pa universitet, pa administrate ku kudo mbizotëronin sërbomëdhenjtë e Arkanit dhe të Sheshelit. Megjithë reprezaljet dhe shtypjen kundër popullsisë shqiptare, për çudi “presidentin” (megjithse nuk e njihnin si të tillë!) e ruanin natë e ditë, i vinin aeroplan në dispozicion që të udhëtonte jashtë vendit ku e prisnin qeveritarë të ndryshëm perëndimorë të cilët e përgëzonin për qëndrimin e tij paqësor! (Harrohet kur dikur arriti në aeroportin e Rinasit dhe nuk pranoi të zbriste nga aeroplani që të takohej me kryeministrin e atëherëshëm shqiptar?!!!) Dhe kudo që shkonte dënonte dhunën duke përkrahur rrugën “paqësore” për çlirimin e Kosovës. Sigurisht askush nga bashkëbidseduesit e tij nuk i premtoi ndonjë përkrahje serioze, veçse inkurajonin të gjithë të mbante popullin shqiptar të ish Jugosllavisë, të qetë dhe të duronte shtypjen sërbomadhe pa reaguar me dhunë. Megjithatë, në atë kohë ne nuk e kritikuam,se na dukej se nuk kishte rrugë tjetër shpëtimi. Jo se kishim ndonjë besim në qëndrimin e tij gadist. Ai dukej se nuk e dinte se Gandi kishte të bënte me qindar miliona hindusë dhe se nuk kishin në zverrk egërsirat sërbomadhe por perandorinë toleruese britanike. Vetë krahasimi dhe shpresa e tij për çmimin Nobel për paqen, ishin absurde dhe pa asnjë dobi. Por ai do ta tregonte fytyrën e tij më vonë, kur në skenë do të shfaqesnin luftëtarët për liri ë UÇKsë.
Nuk ka asnjë dyshim se çlirimi I Kosovës u bë në sajë të luftës heroike të bijve dhe bijave kosovare që rrëmbyen armët dhe vendosën t’I përgjigjeshin me dhunë dhunës së egër sërbomadhe. Lufta e tyre heroike bëri që tërboheshin krejt sërbomëdhenjtë, por kryesisht zgjoi nga gjumi i gjatë paqësor për të cilin i siguronte Rugova, qeveritë demokratike të Perëndimit dhe në radhë të pare atë amerikane me Presicdentin Klinton në krye. Sërbomëdhenjtë kujtuan se kishin gjetur rastin që t’u angarkonte shqiptarëve fajin për luftën, madje me këtë justifikim nisën gjenocidin e egër dhe spastrimin etnik, duke shpresuar se nuk do të mbetej asnjë shqiptar në Kosovë. Ose më mirë se do të mbetej vetëm një: “Presidenti” Ibrahim Rugova i cili për çudi ruhej e mbrohej si jo më mire nga bandat ushtarake të Sheshelit e të Arkanit! Sidoqoftë ne prisnim që ai të dëbohej, ose të largohej vetë nga Prishtina dhe të vihej në krye të Ushtrisë Çlirimtare ose në fund të fundit të heshtte…por ai bëri krejt të kundërtën: u bashkua me akuzat e sërbomëdhenjve duke akuzuar luftëtarët për çlirim si “terroristë” gjë që nuk habiti vetëm ne por edhe botën mbarë. Disa e justifikuan duke thënë se e kishin detyruar sërbomëdhenjtë të bënte një deklaratë të tillë, por si mund të detyrohet një president të…tradhëtojë popullin e vet? Por shkaku ishte tjetër: ai mire e kishte gjetur me politikën e tij paqësore se edhe ai mbetej “president” edhe sërbët mbanin më së miri nën zgjedhën e tyre popullin Kosovar! A nuk kishte të drejtë pra të dënonte UÇK-në si terroriste? Por edhe kur bota demokratike më në krye SHBA- në vendosi të ndëshkonte shovinmizmin sërbomadh dhe të shpëtonte popullin shqiptar nga gjenocidi i egër, ai nuk u pajtua me vendimin botëror dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në mes të luftës udhëtoi në Beograd- disa thane se e mori me dhunë Millosheviçi- ku paturpësisht kërkoi nga NATO të…ndërpriste bombardimet kundër Sërbisë dhe Kosovës! Mos më thoni se u detyrua të bënte një deklaratë të tillë se e kërcënonte Sllobodani dhe se nga frika i u bind. Një udhëheqës i vërtetë atje e tregon se është i tillë: nuk u përulet shantazheve, kërcënimeve akoma dhe torturave! Megjithatë shqiptarët e falën, madje e falën dhe për qëndrimin e tij (bashkë me mikun e tij Sali Berisha) në Rambuje ku sërbët me dëshpërim kërkonin dhe shpresonin që shqiptarët të refuzonin propozimet e Perëndimit, gjë që do t’u zgjidhte duart që të çrrënjosnin njëherë e mire popullin shqiptar nga trojet e veta! E, edhe këtu këta të dy lujatën lojën e Millosheviçit derisa Madlin Allbright u tha shqiptarëve: Është rasti i juaj i fundit! Fatmirisht atje ishin komandantët e UÇK-së dhe Rexhep Qosja, ishin njerëzit që megjithë mend donin të shpëtonin popullin e tyre nga bisha e përgjakëshme sërbomadhe!
Thamë t’I harrojmë të gjitha si duam të harrojmë dhe marrëzirat kriminale të Sali Berishës gjatë këtyre njizet e ca vjet, por arrogance e tyre na detyron t’i kujtojmë kur kërkojnë t’i nderojmë dhe t’i shpallim “shpëtimtarë” të kombit kur kushdo prej nesh e njeh historinë e tyre, të kaluarën e tyre të freskët, veprimet e tyre antikombëtare… Megjithatë Edi Rama vajti dhe bëri homazhe në varrin e Rugovës se ai është një nga udhëheqësit e rinj që don bashkimin e kombit dhe jo përçarjen, si bëjnë ekstremistët pseudodemokratë që , duke dashur të harrojnë të kaluarën e tyre komuniste titiste dhe enveriste, kalojnë në skajin tjetër në atë fashiste…duke dashur të na imponohen se gjoja kanë shpëtuar kombin! Nga ana tjetër shumë mire bëri Rama kur foli për Zogun pa i përmendur emrin, të cilin kaq shumë e nderoi Saliu duke e dekoruar pse dëboi qeverinë demokratike të Nolit, me ndihmën e ushtrisë sërbe dhe sapo u kthye në Tiranë, u fali sii dhuratë sërbëve, dy perla shqiptare: atë të Shën Naumin dhe Vermoshin! Por si të mos e nderojnë ata që sot falin detin, ose kthejnë Shqipërinë në gropa plehrash të vendeve të tjera që të pasurohet një grrusht mafjozësh që shpallen si…kapitalistë?
Veprimet e qeverisë së re dhe vetë të Edi Ramës deri tani janë shumë të mira dhe duam të shpresojmë se ai do të vazhdojë të punojë pa ngurrim për të mirën e vendit dhe të kombit, pa marrë parasysh britmat e egra të Saliut dhe shokëve të tij. Dua ta uroj nga zëmra pra me një premtim: për çdo lajthitje ose akt që do të na duket në dëm të vendit nuk do ta falim as do ta ledhatojmë. Të jetë gati pra të dëgjojë kritikat dhe qortimet tona. Edhe sikur ne ta kemi gabim ai duhet t’i marrë parasysh ankimet tona se kombi i ka varur shpresat tek ai. Sa për përkrahësit e Rugovës ose të Sali Berishës, mire do të bëjnë të mos na provokojnë se dime shumë gjëra të tjera që ata kanë bërë në kurriz të vendit dhe të kombit. Dhe të pushojnë të besojnë ose të duan të na bindin se këta paskan shpëtuar kombin shqiptar!

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar