Skip to content

Sinjali i parë i Luftës së Ftohtë ShBA vs. Rama - fton Nishanin në Amerikë

22. 09. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Bombe

Ndërsa Rama spekullon/gënjen se po bën vizitë zyrtare në SHBA, ndërsa ka shkuar në sesionin rutinë të vjeshtës së OKB-s, ku shkojnë të gjithë krye-qeveritarët e botës në këtë periudhë të vitit (edhe të Iranit e Koresë së Veriut), nga ana tjetër ShBA fton Nishanin, dhe jo nga një emër dosido, por nga Bill Klinton, njëri prej Presidentëve më të suksesshëm amerikanë, si dhe arkitekti i fitores së dytë të Obamës.

Edvin K. Rama s'ka kuptuar faktin fondamental se SHBA nuk ishte kundër Berishës si person, por ishte kundër politikës destruktivo-përçarëse të Berishës, politikë që po ndiqet tani pikë-për-pikë nga shefi i ri i ekzekutivit shqiptarë.
Edvin K. Rama s'ka kuptuar faktin se SHBA dhe Perëndimi nuk ishin kundër "malokëve" e "shpellarëve", siç Rama me përçmim i ka etikuar gegët që ditën e parë kur mësoi të flasë shqip, por janë për bashkëpunim e harmoni kombëtare, fetare e krahinore etc., sepse ndryshe Shqipëria nuk ecën, ndryshe Shqipëria do vijoj të mbetet një baltovinë e fuçi plehrash e baruti e Ballkanit...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar