Skip to content

Super-shpenzimi në godinën e kryeministrisë në kohë recessioni do tmerroj kreditorët

24. 09. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Para higjenike

Të majtët (liberalët) e kanë filozofi normale shpenzimin në sektorin publik vs. privat, por sot në këtë kohë të egër të recessionit botërorë, një gjë i tillë po shikohet si shkaku kryesor i krizës ekonomike. Ishte menaxhimi i keq i borxheve, dhe shpenzimi i tyre pa kriter në sektorin publik që solli kolapsin e Greqisë, e vendeve të tjera.

Ajo çfarë po bën Rama me godinën e kryeministrisë do tmerroj kreditorët e huaj, të cilët do e shikojnë Ramën si një vrasës fondesh. Sot bota nuk shpenzon në modernizimin e zyrave publike, është çmenduri të mendohet në këtë kohë kolere, përkundrazi, edhe qindarkat po i grumbullon me dëshpërim për ti hedhur në ekonomi.

Imagjinoni një investitor/kreditorë të huaj perëndimorë që pasi ka dalë nga Rinasi, dhe ka parë tmerrin e quajtur Shqipëri, shkon në zyrat super-moderne të Ramës (në kontrast ekstrem me ambientin jashtë). Ai më e pakta do mendoj se Rama është një shpërdorues i jashtëzakonshëm fondesh publike, ose do e shikoj Ramën si një diktator tipik, sepse ata modernizojnë residencat/zyrat e tyre ndërsa vendin e lenë në mizerje. Rezultati do ishte evident. Kreditori i huaj do kthente në panik majat nga thembrat për në Rinas, pasi paratë e tij mund të katandiseshin në duar të pasigurta për "zbukurime estetike", jo për investime në biznes.

Dje në New York, në një përpjekje të dëshpëruar, Rama me nderhyrjen edhe të Tony Blair tentoi të komunikoj me Drejtorin e Bankës Botërore, por me siguri pa rezultat. Banka Botërore nuk mund ta konceptoj që paraja publike të shpenzohet sot për zyrat, kur papunësia e varfëria jane në kulm, apo për kabinete super-të-fryera qeveritare si ai i Ramës, kur shqiptarët ushqehen në maxhorancë me lista.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar