Skip to content

Dasvidanja Marrëdhënjeve Ruso - Amerikane?

24. 09. 2013 nga Frank Shkreli

Version i përshtatshëm për printim
Frank Shkreli

Luftën e filloi i pari presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, me botimin e një artikulli në gazetën amerikane Nju Jork Tajms për të argumentuar qendrimin e tij kundër ndërhyrjes ushtarake në Siri dhe duke kritikuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara Barak Obama, i cili ka përkrahur një ndërhyrje të tillë pas përdorimit të armëve kimike kundër popullësisë civile të pafajshme, ku kanë mbetur të vrarë qindra gra e fëmijë.
Në mendë të tij këjo ishte një përpjekje e diplomacisë publike për të bindur lexuesin për pikëpamjet e tija se pse bota nuk duhej të ndërhynte në Siri, por në të vërtetë shkrimi i Putinit është një hipokrizi dhe i turpshëm në ekstrem. Dikatori sirian Assad e di mirë se aleati i tij i ngushtë, Putini do ta përkrahë atë me çdo kusht nga ndërhyrjet ushtarake ndërkombëtare, dhe për më tepër, se Rusia e Putinit --megjithë vrasjet që kanë arritur mbi 100.000-veta – do ta furnizojë atë me armë të rënda dhe të lehta, të cilat ai nuk hesiton t’i përdori kundër popullësisë së vet civile.
Përveç kritikave që bëri kundër politikës amerikane në Siri dhe në përgjithësi kundër politikës së jashtëme dhe ushtarake të Uashingtonit, në artikullin e tij udhëheqsi rus kritikoi deklaratën e Presidentit Obama se Amerika është e “veçantë’’ dhe si e tillë, sipas tij, duhet t’u vijë në ndihmë dhe të mbrojë viktimat e pafajshme në Siri. Këjo kritikë u bë ndërkohë që Rusia ka bllokuar tri herë, duke përdorur veton në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, rezolutat që kishin për qëllim të detyronin presidentin sirian Assad t’i jepte fund dhunës dhe të dorëzonte armët kimike.
S’do mendë se artikulli i Vladimir Putinit në Nju Jork Tajms shkaktoi reagime të ashpëra në Amerikë, sidomos në Kongresin amerikan. Reagimi më i ashpër erdhi nga njëri prej ligjvensve më kritikë të Kremlinit, Senatori republikan dhe ish-kandidati për president i kësaj partie, Xhon Mëkejnë. Në një artikull që u botua në Rusi, në përgjigje të shkrimit të Putinit, Senatori Mëkejnë e quan udhëheqsin rus, “një tiran në vendin e tij dhe mik i tiranëve jashtë vendit...si dhe armik i të shtypurve dhe i pabesueshëm nga vendet të cilat përpiqen të ndërtojnë një botë më të sigurtë, më në paqë dhe me begati.”
Në artikullin e tij të ashpër, Senatori veteran amerikan u drejtohet rusëve duke u thënë se sundimtari i tyre është, “i korruptuar, shtypës dhe përdhunues”. Senatori Mekëjnë, i cili historikisht ka qenë shumë kritik ndaj politikës së mbrendëshme dhe të jashtëme të Rusisë, e ngarkoi Putinin me akuza të rënda, ndër të tjera, për shkelje të të drejtave të njeriut, për vjedhjen e votave në zgjedhjet dhe për përkrahjen e miqëve të tij politikë dhe njëkohsisht dënoi ashpër politikën e jashtëme të Rusisë së Vladimir Putinit. Në shkrimin e tij, Senatori Mekëjnë kritikoi bllokimin rus të rezolutave mbi Sirinë në Këshillinin e Sigurimit të OKB-së duke e cilësuar Putinin si një udhëheqës që, “përkrah një regjim që është duke vrarë me dhjetëra mijëra veta nga radhët e popullit të vet, vetëm e vetëm, për objektivin për të qëndruar në pushtet.” Ai kritikoi ashpër Rusinë se jo vetëm që nuk po merr asnjë masë për të mbrojtur të pafajshmit, por edhe për faktin se Moska refuzon madje edhe të dënojë me fjalë maskarat që po ndodhin në Siri. Senatori amerikan, vazhdoi artikullin e tij në përgjigje të shkrimit të udhëheqsit rus, duke u thënë rusëve se Putini dhe bashkpuntorët e tij, “Dënojnë dhe hakmerren ndaj kundërshtarëve politikë duke i burgosur ata. Ata vjedhin votuan tuaj. Ata kontrollojnë mediat tuaja. Ata kërcënojnë dhe mbyllin organizatat të cilat përpiqen të mbrojnë të drejtat tuaja për vet-qeverisje.”
Senatori Mekejnë u drejtohet rusëve duke thënë gjithashtu se, udhëheqsit e tyre me në krye Putinin, “Po përjetësojnë pushtetin e vet duke mbështetur përhapjen e korrupsionit të pafrenuar në sistemin tuaj gjyqësor dhe në ekonominë tuaj, ndërkohë që ata terrorizojnë, e madje edhe vrasin gazetarët të cilët përpiqen të demaskojnë korrupsionin e regjimit.” Udhëheqsit e Kremlinit, u tha rusëve Senatori Xhon Mekejnë, “nuk respektojnë dinjitetin tuaj as nuk pranojnë autoritetin tuaj si sovrani mbi ta.” Duke iu përgjigjur akuzave se ai është anti-rus, Senatori Mekëjnë tha se ai nuk është anti-rus, përkundrazi shtoi ai, “Unë jamë më pro-rus se regjimi që u keq qeverisë ju.”
Përveç Senatorit Mekejnë dhe ligjvensve të tjerë amerikanë nga të dy partitë kryesore, artikulli i udhëheqsit rus, Vladimir Putin u kritikua, ndër të tjerë edhe nga organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch, për hipokrizinë që përmban, si dhe për ato që nuk i thotë Putini në artikullin e tij. Anna Neistat, bashkputore e kësaj organizate thekson se udhëheqsi rus në artikullin e tij nuk përmendë krimet dhe masakrat e tmershme që kanë ndodhur në Siri, të dokumentuara nga Kombet e Bashkuara dhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si edhe nga një mori gazetarësh nga mbarë bota. Ajo thotë se Putini nuk flet as për dërgimin e vazhdueshëm të armëve ruse regjimit të Asadit gjatë dy tre vjetëve të fundit. Ana Neistat shkruan se thirrja e Putinit për të përdorur Këshillin e Sigurimit të OKB-së si mjet për zgjidhjen e krizës, në sipërfaqe mund të duket si jë kërkesë e arsyeshme, por jo për ata që e dinë se Rusia tanimë ka përdorur tre herë veton në këtë organ ndërkombëtar, duke bllokuar rezolutat që mund t’i sillnin sadopak ndihmë popullësisë civile të Sirisë ose të mbanin përgjegjës të gjithë aktorët e krimeve kundër civilëve të pafajshëm. Ndërsa, thotë ajo, Putini fajëson opozitën pa paraqitur asnjë provë, për sulmin kimik të 21 gushtit, Rusia kundërshton ashpër që Siria t’i referohet Gjykatës Ndërkombëtare, gjë që është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar me qëllim për të hetuar krimet e të gjitha palëve në konfliktin në atë vend.
Marrëdhënjet ruso-amerikane kanë rënë në pikën më të ulët të zhvillimit të tyre ç’rej luftës së ftohët. S’do mendë se këjo gjëndje nuk është e favorshme as për marrëdhënjet amerikano-ruse, dhe as për marrëdhënjet ndërkombëtare. Pa marrë parasyshë se çfarë shkruan udhëheqsi rus në Nju Jork Tajms -- në përpjekje për të bindur amerikanët dhe botën se politika e tij është paqësore -- është e qartë se Vladimir Putin vazhdon të jetë pengesa kryesore në përpjekjet ndërkombëtare, amerikane dhe europiane, për të sjellur sadopak ndihmë për viktimat e pafajshme civile në Siri.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar