Skip to content

Rama thotë nuk mund ta bëj i vetëm Shqipërinë (nënkupton se të tjerët si ka me vete)

29. 09. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Rama UN

Qesharake ta mendosh jo ta thuash. Edhe Skënderbeu këtu 500-600 më parë ishte më modest, kur tha se lirinë nuk e solla unë, atë e gjeta midis jush, duke vlerësuar së pari kontributin e shoqërisë. Dje ne OKB, por dhe vërdallë në New York, Rama deklaroi se nuk mund ta bëj i vetëm Shqipërinë, duke e unifikuar procesin vetëm me emrin e tij, si i vetmi i ndërgjegjësuari/kualifikuar për këtë mision.

Një gjë të bën përshtypje në filozofinë e çuditshme Rama, si nuk lodhet së sajuari citate e batuta. Vetëm këtë periudhë post-zgjedhje ka prodhuar me dhjetra lojra të tilla fjalësh, të cilat zhduken ose harrohen për disa ditë. Dhe natyrisht që do injorohen, sepse jetojmë në kohë tjetër, jo në vitet '50. Jetojmë në kohën kur qeveritarët (sidomos qeveritarët) vlerësohen nga punët jo nga fjalët.

Ndërsa po del bllof me shpresën për pritje "madhështore" në SHBA, ndërkohë që po trajtohet njëlloj si Nishani (të dy po priten nga të njëjtët zyrtarë amerikanë), akoma nuk bindet se Amerika kërkon të shikoj më parë çfarë do bëj Rama në pushtet, jo çfarë thotë Rama. A do jetë ai radikal me opozitën si parardhësi? A do decentralizoj pushtetin qëndrorë? A do krijoj gjyqësorin e pavarur? A do godasë korrupsionin? A do i japë ekonomisë frymëmarrje të lirë, jo të kontrolluar nga shteti... Deri tani treguesit nuk janë shumë shpresëdhënës.

* * *

Në prill 1959, menjëherë pas marrjes së pushtetit, Fidel Kastro bëri një vizitë në SHBA. Në New York ai mbajti një fjalim në Këshillin e Politikave të Jashtme, ndërsa priste ftesën të takohej me Presidentin e atëhershëm amerikan Eisenhower. Thuhet se Eisenhower shkoi për golf të evitonte takimin me Kastron. Përfundimisht ai u prit në takim privat (jo zyrtarë) nga zv/presidenti Nixon, me shpresën të ndikohej mbi Kastron që të shkonte në drejtimin e duhur (të hiqte dorë nga radikalizmi). Por siç dihet pa rezultat...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar