Skip to content

Bie qeveria Rama, LSI tërhiqet nga koalicioni, del kundër draftit të nëpunësit civil

13. 10. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Koalicion

Ndërsa Rama po bënte si "gangster", duke përpiluar me shpejtësi (në dhjetë ditë qeveri) një draft jo-profesional për të pushuar nga puna në masë administratën publike, duke mbi-vlerësuar aleancën me LSI-n dhe numrat fiktivë në parlament (si ai fëmija që lavdërohet me muskujt e babit), papritur LSI e le në baltë, del Vasili në TV dhe i kërkon (urdhëron) Ramës të takohet me opozitën për draftin në fjalë.

Sa hap e mbyll sytë Rama bëhet si pulë, si ai gangsteri i rrugës që bossi i tredh allatet, harron 84 numrat e parlamentit, dhe i kërkon Bashës takim nën një fashion alla-langaraq?

Ideja është këtu, natyrisht administrata publike ka nevojë për shfryrje e pushime nga puna etc., sepse janë pikërisht ata burokratë (shumica të paaftë e të korruptuar) që çdo ditë ua kanë nxirë jetën e boshatisur xhepat qytetarëve shqiptarë, dhe investitoreve të huaj, duke krijuar një imazh të tmershëm për Shqipërinë në botë.

Nuk është problem ta pushosh nga puna një adminitratë të tillë të pa-disiplinuar e të pa-motivuar. Çdo ditë e nga pak e bën dalje në mënyrë profesionale, por tingëllon e rrezikshme "terapia shoku" (në panik) e Ramës, e cila prodhon totalisht efekt të kundërt. Nga zhurma politike, ajo palo administratë do mirrte vlera të pamerituara (siç po merr), do konsolidonte/zgjaste ekzistencën, dhe më e keqja do ndikonte në vendimin e BE-s për Shqipërinë që pritet të zbardhet së shpejti.., dhe nëse vendimi në fjalë do jetë negativ, do përbënte "knock-down"-in e parë për Ramën. Pikërisht këtë nuhati LSI (si skile e vjetër që është) dhe e la në baltë "pallën" e kryeministrisë, qeveria kukull e të cilit ra si gjethe e vyshkur vjeshte.

Në vijim të kësaj linje, aksioni rrufe i Ramës kundër administratës publike nuk është i ndershëm e parimor, është thjesht i motivuar nga arësye politike.

Është evidente tashmë se Rama synon të punësoj militantët e tij të verbër, të cilët kanë filluar të humbin durimin, dhe mund t'i kthehen kundër në dimrin që po afron (po i rallohen dhe "likes" në facebook - kjo e shqetëson seriozisht Ramën). Militantët jane si minjtë që nëse s'gjejnë ushqim në kanale dalin në rrugë, bëhen me palën tjetër - pikërisht kësaj i trembet Rama, "tradhëtisë" së militantëve.
Prandaj LSI ka të "drejtë", ai draft duhet të rrëzohet.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar