Skip to content

KE nxjerr bllof për statusin çiftin Rama-Meta, ja kalon meritat Berishës

17. 10. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Alb BE

KE nuk e le qeverinë Rama të marr frymë, akoma pa ngrohur karriget, propozon statusin e kandidatit për Shqipërinë, duke ja adresuar të gjitha meritat ish-qeverisë Berisha. Duket se zgjedhjet shembullore që zhvilloi Berisha, si dhe rrotacioni i tillë shembullor i pushtetit janë shpërblyer, ndërkohë që qeveria Rama s'ka ndonjë meritë për statusin (s'mundi të ngulte asnjë "gozhde" në 30 ditë punë).

Shpejtësia e KE-s nuk duket se është aksidentale, tingëllon si strategji që synon të parandaloj interpretimet, duke pasur parasyshë natyrën abuzive të pushtetarëve shqiptarë për të përvetësuar meritat, por jo vetëm kaq. Nëse statusi do propozohej në fund të vitit (siç pritej), Rama do e bënte gjoksin gropë duke u krenuar për të, por tani s'ka çfarë thotë.

Në vijim të kësaj linje, Rama u përpoq fort të miratonte draftin e nënpunësit civil para rekomandimit në fjalë të KE-së, t'ja linte KE-se në derë, që kur të anoncohej rekomandimi të tingellonte si aprovim "indirekt" i vendimeve të qeverisë Rama. Por KE nuk e hëngri me ç'duket, i doli para strategjisë së djallëzuar Rama (një ditë para), duke i dhënë kredite/merita për statusin vetëm qeverisë Berisha.

Normalisht ashtu duhej të ndodhte, mbyllja me sukses e kësaj faze ka vetëm një emër, qeverinë Berisha. Për fazën në vijim merita/dështimi do i përkasin qeverisë Rama (nëse do mbijetoj dimrin nën recession), le të shikojmë ç'do bëj...

PS: Edhe dita kur u anoncua raporti, 15 tetor, ditëlindja e Berishës, nuk duket si e rastësishme, ngjan me një dhuratë ditëlindje për Berishën nga BE.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar