Skip to content

Kujdes, fanatikët e Ramës tani po sulmojnë ''imperializmin'' amerikan për gomarllëqet e Edvinit

14. 11. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Pas shpine

Të duket se po rikthehet terminologjia e Luftës së Ftohtë kundër imperializmit amerikan e social-imperializmit sovietik (për ironi të dy palët janë në fokus si protogonistë të asgjësimit të armëve kimike siriane). Militantët e Ramës që s'konceptojnë dot faktin se puna e armëve kimike është gafë/pisllik i liderit të tyre shpirtëror, po i bien tani samarit (Amerikës) meqenëse s'kanë ç'i bëjnë gomarit (Edvinit).

Nuk e ka fajin Amerika pse Shqipëria ka probleme lidershipi. Fakti që në krye të shtetit shqiptarë janë Rama e Meta (eksponentë me njëmijë rekorde negative) bën që Shqipëria të shikohet nga bota si vend i dështuar, si vend që s'prodhon dot lidership të aftë/të ndershëm të tërheqë investime perëndimore.

Ndoshta këto rrethana e kanë bërë Amerikën t'i ofroj shtetit shqiptar pak punë (odd-job) për të mbijetuar, por mund të jetë dhe e kundërta, vetë Edvini mbase e ka kërkuar asgjësimin e armëve kimike siriane, për t'u dukur i afërt me Amerikën në sy të shqiptarëve (siç përpiqen rëndom liderët tanë të duken misterioz për të manipuluar opinionin publik), ose për të përfituar lehtë para (në mënyrë korruptive) nga asgjësimi i armëve në fjalë (ndoshta ky opsioni i fundit është më i mundshmi).

Të vjen keq gjithashtu si disa analistë në Shqipëri po konkludojnë në mënyrë emocionale, kur thonë se s'ka ç'na duhet Amerika, se Shqipëria synon Europën, se Europa na paska dhënë para e ndihmë, kurse Amerika asgjë.... S'ja vlen të replikosh me ta, uroj të mos jetë punë e Djallit (nxitje e fqinjëve për të na armiqësuar me Amerikën) por këndvështrim emocional i momentit. Me që ra fjala, çfarë investimesh paska bërë Europa në Shqipëri, apo impiantin e plehrave urabane për Europën Juglindore. Amerika të paktën atë që kishte në dorë, anëtarësimin në NATO, e bëri pa problem. Europa po na nxjerr ujë me anëtarësimin në BE. Pa përmendur pastaj punën e madhe amerikane për çështjen tonë kombëtare, etc. Pa Amerikën ne na hanë mizat, mizat e mushkonjat, duhet të bindemi për këtë, na bëjnë fqinjët lesh arapi sa hap e mbyll sytë.

Në lidhje me problemin e armëve kimike siriane, duhet biseduar shtruar me Amerikën, sepse Amerika ha llogjikë, di të bindet. Nejse, kush do bisedoj, Edvinit vetëm bishti e veshët e gomarit i mungojnë.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar