Skip to content

Edvini fallco/i shtirur, prandaj se do bota, dhe vlonjatët e bënë dalje

28. 11. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Kunder

Nuk është i vërtetë, tepër artificial, i pa sinqertë, pa yndyrë... Edvini s'ka lidership, anon nga "likershipi". Shikoni, edhe turku e bëri dalje, nuk e përmend më Edvini. Së fundi një kompani turke bleu portin e Ulqinit, me ç'duket Erdogani ka larë duart me zdapin tonë të rremë. Natyrisht lloqet e tij me amerikanët (njëherë "Po" pastaj "Jo", si ato të trotuareve) do kenë impakt negativ të gjatë ndërkombëtarë mbi Shqipërinë...

Gjatë një vizite pa atmosferë (sa shpejt i ra suporti popullorë) në Vlorë me rastin e 28 Nëntorit, Edvini i gënjeu vlonjatët se gjoja do modernizonte bregdetin e tyre deri më 2015, se do shpallte një konkurs ndërkombëtarë për projektin në fjalë, bla bla bla...

Konkursin edhe mund ta shpallë (se do përfitoj një dorë para për vete), por bregdetin e Vlorës nuk do e rregulloj, jo deri më 2015 (s'do jetë kryeministër deri atëhere), por asnjëherë.

Vlora aty ka qenë nga dy dekada, po asnjë këmbë investitori perëndimorë nuk shkeli aty. Pse? Sepse bregdeti pa rërë i Vlorës është jashtë standarteve të turizmit të sotëm (turistët e huaj nuk preferojnë më bregded me guriçka si në vitet '70, ka ndryshuar midja). Edvini është demode (sa i gjatë i trashë), nuk e ka marrë vesh akoma këtë, nuk shikon se ç'bëhet vërdallë. Një nga arësyet e falimentimit të Greqisë është dhe bregdeti i saj shkëmborë (pa rërë), që tërheq sot më pak turistë se (bie fjala) plazhet me rërë të Turqisë e bregdetit Dalmat.

Shqipëria perlë (jo pelë siç e mendon Edvini) ka plot plazhe me rërë, që nëse shteti dërgon aty infrastrukturën rrugore e elektrike, investitorët perëndimorë do turreshin menjëherë, por kjo s'ka gjasa të ndodhë nën Edvinin që synon të mbush xhepat e vet jo të shqiptarëve.
Plus, Edvinin e rremë/fallco se do bota.
Edvin IK, po na mban peng.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar