Skip to content

Hollanda, Gjermania, Anglia - Jo Shqipërisë! Sllavët po! Ç'ka djallosur Edvini?

13. 12. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
p_pytje.jpg

Çfarë ka katranosur Edvini me Perëndimin, dhe çfarë alleshverishi ka bërë me Lindjen? Kjo situatë shembëllen me vitin 1914, kur Princ Vidi dëbohej nga Shqipëria prej Essad Toptanit me suportë sllave. Vetëm atëhere sllavët ishin aleatë me ne (dmth Shqipërinë e Essad Toptanit), dhe sot me Shqipërinë e Edvinit.

Dje deri dhe kryeministri maqedonas fliste me entuziazëm e jipte garanci për dhënien e statusit Shqipërisë. Ashtu dhe sllavët e tjerë të Ballkanit.
Stafan Fyle insiston si kurrë ndonjëherë për dhënien e statusit Shqipërisë.

Ndërkohë heshtin aleatët tanë historik perëndimorë që kanë ndihmuar çështjen shqiptare prej 100 vjetësh (SHBA), qe gjithashtu në këto vite ishte promotore e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Kundershtojnë e janë skeptik Hollanda, Gjermania e Anglia, tre aleatë të rëndësishëm perëndimorë të kombit shqiptarë...

Ç'po ndodh vallë, çfarë ka dreqosur Edvini? A ka gëlltitur zotëria lugën me çorbë të prishur të Toptanit, të së ashtuquajturës linjë anti-shqiptare sllavo-ordodokse "Ballkani i ballkanasve"?

Gjithsesi, sidoqoftë e vërteta, nuk duket OK fakti që sot Shqipëria suportohet kaq shumë nga sllavët për të marrë statusin dhe kundërshtohet nga Perëndimi. Kjo situatë nuk është normale, diçka fshihet, koha do e zbardhë. Uroj që Edvini të mos jetë joshur nga sirenat e gjakut bizant që ka në deje, dhe të ketë shitur/tradhëtuar gjakun e arbërit... Historia tregon se aleanca me sllavët gjithmonë ka dëmtuar interesat tona kombëtare.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar