Skip to content

Edvini po heq emrat e dëshmorëve të luftës nga shkollat, jo do nderoka ata të 21 Janarit

20. 01. 2014 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
duar gjak

U mbushën plot tre vjet nga 21 Janari i zi, kur Edvini nxorri në rrugë njerëz pa lidershipin e tij fizik (u fsheh pas TV-s për vete), dhe pastaj si burracak u shkoi në varrim për t'i futur në dhe', kur një ditë më pare s'kishte guxuar ti drejtonte në rrugë. Nëse Edvini do kishte qenë në krye të protestës më 21 Janar asnjë s'do ishte vrarë, kjo dihej, prandaj ai qëlimisht s'doli.

Precedenti i 21 Janarit zbardh tre elementë fondamental: (i) mungesën e lidershipit të Edvinit që në opozitë, mungesë lidershipi që është aq e konstatueshme sot në pushtet; (ii) Shpërdorimin e sakrificave/jetëve njerëzore për pushtet personal të tij dhe të klanit; (iii) Injorimin dhe nëpërkëmbjen e atyre burrave "që japin jetën si me le", që kanë trimërinë të ndeshen për të drejtat themelore, por që fatkeqësisht gjaku i tyre shumëzohet me zero nga vetë lideri i tyre.

Sot më 21 janar 2014 do mungoj në ceremoninë përkujtimore Ilir Meta, Kryetari i Parlamentit Shqiptarë, ai që shkaktoi 21 janarin e zi tre vjet më parë, tani aleati më i ngushtë qeveritar i Edvin Ramës. Ilir Meta shfrytëzoi këtë rast të largohet nga vendi, gjoja në një vizitë shtetërore jashtë vendit (do shpenzoj një valixhe me para të taksapaguesve shqiptarë jashtë, dhe me siguri do festoj 21 janarin si akt të triumfit të tij).

Sot pas tre vjetësh nga rënia e katër trimave..., ose sot pas 22 vjetësh nga të rënët e '91-sh..., apo pas 70 vjetësh nga rënia e dëshmorëve të luftës..., ne e kemi më të qartë se kurrë mesazhin e qeveritarëve spurdhjakë, se "është koqe ai që bie dëshmor për Shqipëri". Kështu nënkuptojnë ata prej dekadash, këtë do nënkuptoj edhe Edvini sot më 21 Janar...

Por natyrisht ne s'pyesim fort se çfarë thonë ata, ne s'pyesim fort ç'thonë vemjet e diktaturave e të korrupsionit hata. Ne do i përkujtojmë dëshmorët tanë në mënyrën tonë, gjithmonë do i përkujtojmë, që të mbajmë lart mesazhin se vdekja/rënia e tyre ishte/është miliona herë më e lumtur se jeta prej kusarësh e frikacakëve të haremit të kryeministrisë, sepse siç thoshte Fishta:

O ata t'lumtë, qi dhanë jetën,
o ata t'lumtë, qi shkrinë vehten,
qi për erz e nderë t'Shqiptarëve
derdhën gjakun tue luftue,
Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina,
but u kjofshin moti e stina
("Dëshmorëve")

PS: Edvini ka urdhëruar komunat socialiste të heqin nga shkollat emrat e dëshmorëve të luftës (në një shkrim tjeter do sjell detaje për këtë precedent të pashembullt antikombetarë).

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar