Skip to content

Shqipëria pa kryeministër; asnjë vend pune; Edvini si kryetar komune; tritol e zullume

05. 02. 2014 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
stop

Eshtë evidente tashmë se Edvini vuan nga kompleksi i inferioritetit, vuan rëndë, pasi mini-simptomat të gjithë ia kemi konstatuar ndër vite. Kompleks inferioriteti do të thotë të jesh gjithmonë në mbrojtje, të kundërshtosh çdo gjë, të refuzosh çdo gjë, të shkatërrosh çdo gjë të tjetrit, pa ndërtuar, të kesh në thelb negativitetin.

Që në fillim të aktivitetit të tij publik (1992), por dhe më herët, të gjithë kemi konstatuar natyrën refuzuese të Edvinit. Të njëjtin opozicion i ka bërë dhe të jatit (publikisht), pastaj Berishës, Meksit, Nanos, Metës, persëri Berishës..., publikisht të gjithëve. Inferioriteti e ka çveshur nga konfidencialiteti, jo vetëm fizikisht si në rivierën franceze, por dhe intelektualisht është i prirur nga ankimi/qarja publike.

Këta individë ndihen komfort vetëm kur kanë në krye një tjetër, një të parë, më të fuqishëm se vetja, të cilin e bëjnë "copë" me opozicion sistematik. Problemi i tyre evidentohet/agravohet kur bëhen vetë të parë, kur s'kanë tjetër mbi krye. Të qenurit në majë i çorodit, i çorienton, i bën të dalin jashtë normalitetit e rutinës, s'kanë kë kundërshtojnë më, dhe shpesh përfundojnë në vetvrasje (hanë veten në fund).

Në thelb të të menduarit të inferiorit qëndron inati, egërsia e revanshi permanent. Të qenurit inferior ndaj tjetrit i bën ata jo vetëm të kundërshtojne në aspektin intelektual, por dhe të sulmojne/shkatërrojnë çdo gjë të palës tjetër në aspektin material.

Nëse do shikohet e shkuara e Edvinit do konstatohet pikërisht kjo filozofi kundërshtimi e rrënimi e motivuar në inat. Psh, e vetmja gjurmë mbresëlënëse e karrierës së tij përmendet pastrimi i bregut të Lanës, por që de facto kishte në thelb shkatërrimin (për inat të Berishës atëhere), sepse më vonë, me ndërtimet pa kriter prej betoni që bëri (pa asnjë parcelë parkimi), ai e katandisi Tiranën më keq se Lana, e cila ishte vetëm me baraka dërrase që hiqeshin lehtë.

Kjo praktikë vihet re dhe tani. Sot ai e ka titulluar "lirim territori" obsesionin e tij, që është e njëjta linjë shkatërimi, në vijim të kompleksit të inferioritetit dhe inatit ndaj të tjerëve. Edvini s'di të krijoj mirëqenie, as të hap vende pune (kjo është evidente tashmë), por vetëm të kundërshtoj/rrënoj çfarë është thënë/bërë më parë. Kaq!

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar