Skip to content

Çiftëzimi Ramës me Metën po bllokon ndihmën financiare të BE/SHBA për Shqipërinë

19. 02. 2014 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Kishoti e Sanco

Pavarësisht se Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, nuk përmendi emra para disa javësh në Gjermani kur tha se Ballkani sundohet nga "oligarkia e korrupsionit", s'do kishte qenë surprizë sikur emri i parë në listë të ishte i Ilir Metës, dhe dihet pse.

Është e dhimbshme ta mendosh, por duhet pranuar se vendi ynë po mbahet peng nga Ilir Meta, që nga koha e skandalit të njohur korruptiv 1 milion dollarësh (transmetuar në TV), provuar nga FBI, por injoruar fatkeqësisht nga gjykata shqiptare.

Fill pas atij skandali Qeveria Berisha rrëshqiti në recession ekonomik sepse Perëndimi ndërpreu bashkëpunimin me Tiranën, por Berisha ruajti aleancën me Metën nga frika e rënies së Qeverisë.
Nga ana tjetër, fill pas anoncimit të koalicionit Rama-Meta, Perëndimi bllokoi përsëri paketën financiare për vendin tonë.

Edvin Rama, që interesat e popullit i ka sekondare para xhepit të vet, nuk refuzoi praninë në qeverisje të Ilir Metës e njerëzve të korruptuar të tij, thjesht e vetëm për pushtet personal. Kjo e identifikoi atë ndërkombëtarisht me "oligarkinë e korrupsionit", dhe natyrshëm solli bllokim të ndihmës ekonomiko/financiare për Shqipërinë.

I ndodhur nën izolim, Edvini në vend që të reagonte në drejtimin e duhuar, bëri totalisht të kundërtën, vendosi ti "hyjë detit në këmbë" (si Enveri kur na nxiste të hamë barë, po jo për vete), nxorri nga arkiva e zezë e Sigurimit të Shtetit tritolin e maskarrallëkun kundër kundërshtarëve politik si shantazh ndaj Perëndimit për të ç'bllokuar paketën financiare. Kur pa se Perëndimi nuk u tund, iu turr furgonëve të transportit publik si Ramizi pulave e dhive kur krijoi tufëzat, thjesht për të mbijetuar tani, për të monopolizuar këtë sektor për vete e klanin e tij oligark.

Zgjidhja e ekuacionit tonë është e thjeshtë. Më 20 shkurt ne duhet të nxjerrim nga zyrat e shtetit "oligarkët e korrupsionit" si kusht që Perëndimi të rifilloj bashkëpunimin me Shqipërinë. Përndryshe ne (99% e popullsisë) do vijojmë të tretemi çdo ditë, dhe "oligarkia e korrupsionit" me Edvinin në krye (1% e popullsisë) do majmen çdo ditë...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar