Skip to content

Nga shteti në shtet...

01. 05. 2009 nga Ksenofon M. Dilo

Version i përshtatshëm për printim

Radhë… Radhë dhe heshtje. Po heshtje që flet.. Radhë për të marrë dokumente persekutimi! Radhë për t’i dorëzuar... Po ku, vallë?! Në shtet?! Heu! Nga shteti, në shtet.. Ujku përpara syve ecën serbes... dhe i kërkohen gjurmët! I kujt është faji? I zyrës, apo i zyrtarit..? I lindin trurit edhe pyetje të tilla retorike.

Buzëqeshin ata që “shihnin dhe qimen në vezë... ” Buzëqeshin hidhur. Nënqeshje apo qeshje nën hundë. Nën qeshje vrastare...! O Zot, a i dallon dot, kujt i vjen për të qeshur me vuajtjet e përlindura prej shtypjes, persekutimit e krimit?

Veçanti e çuditshme: Radha qetësi, investim në ekuilibrin e tyre shpirtëror. Ustallarët e vjetër helmojnë higjenën demokratike. Ata sikur nuk kanë tjetër punë veç me pak fjalë t‘i thonë të persekutuarit:shtrohu, përshtatu me faktin, me fatin...! Dhe e mbytin me shpresa! Po, kanë arsye.. flenë syhapur e përpiqen të shohin realisht atë shumëçka që e ndiejnë vetëm në ato pak sekonda për çfarë shikojnë në ëndërra, qoftë dhe përsëritur nëpër netët e zymta të një prtitshmërie të zgjatur...

Ndryshe pse duhet lejuar vazhdimësia e radhës….. kjo lëvozhgë e ngjitur nga e kaluara, që mban me vete nota poshtërimi, abuzimi me doza të pagëlltitshme, por mbytëse...?! Demokracia kërkon me vepra të sinqerta vëllazërore të afrohen zëmrat shqiptare e jo të lëndohen më tepër nga ç’ janë lënduar! Shërimi i dobësive të trashëguara nuk na diskrediton. Na lartëson. Jo të thuhet do të vendosim drejtësinë në jetë... Dhe drejtësia veç në mos mundtë, se s’lë gjë pa bërë! Spekullimet morale janë bërë modë! E vërteta dhe dashuria s’marrin frymë.

Janë ata që nuk heqin dorë nga formacionet komuniste dhe duan që ndryshimet të jenë sipërfaqësore, diku anakronike, për tu quajtur demokratike. Janë ato monstra që pengojnë reformat me synimin demonian që ish të vuajturit të mos kenë kushtet e nevojshme të lirisë ekonomike, njerëzore, politike, po të kenë reformat vulën e xhambasllëqeve, të pazarllëqeve, të përçarjeve, grindjeve.. . Janë ata që, njeriun nuk e duan të jetë krijesë e lirë e Zotit, po të jetë vegël e thjeshtë e shtetit e partisë. Janë ata që Padrejtësinë e duan të lulëzojë, kurse Drejtësi e dëshirojnë të heshtë, deri sa e vjedhura t’u bëhet pronë, degëve t’u fshihen rrënjët e vrasejeve - dëshmitë! Këta komedianë tallen me të drejtat e njeriut, shkelin të drejtën e jetës së tij.. Kriminelin e duan të lirë, të drejtën të burgosur! Atlasi i kurmit të persekutuarit flet shumë për të...

Të burgosurit në radhë… Radhë që shtohen e diç na kujtojnë kur dyqanet e bukës e vitrinat e shitoreve ishin bosh... radhë që thyen dhe monotoninë e saj. I dënuar, dhe ai, që kaloi në krime vet-padronin! Dhe për këtë ai nuk e fali! Tani ata kanë stilin e tyre të rrëfimeve. Këshillojnë e përgjërohen që kanserin e kuq ta shërojmë me aspirina.. As u shkon ndër mend që truri i tyre do larë nga kanseri i kuq. Shpirtin duhet ta pastrojnë.. Proverbi jo i vjetër thotë: “Ai që merret nga polici lirohet. Ai që merret nga hoxha e prifti, nuk kthehet më”. Kuptohet ekzekutuesi është ordiner, po padroni, mjeshtri, urdhëruesat që bënin gjëmën ku janë?!

A thuaj nuk është tallje! Po Zoti s’duron tallje. Vrasësi ka vetëm një emër, KRIMINEL ç’ngazëllim djallëzor! Vihet drejtësia në shërbim të padrejtësisë.. A ka radhë të çeli gonxhe mirësie dhe dashurie? A po “harrohet” plaga të mjekohet për një shëndet të vërtetë që do të thotë sadizëm, si në vrasjen e të burgosurit politik, Fore Pocoli (në Leusë të Përmetit)…etj, të dënohen e jo të afroheshin në Tiranë!!! Nuk është rrezik të vihet dorë sinqerisht mbi të metat, po duket mjaft delikate kur mbahet gjarpri në gji…!

Me të drejtë del dhe pyetja: Mos vallë krimi, hipokrizia, paskan mbi njerëzit me pushtet (në tranzicion) nga e drejta? Kush dredhon pyetjen vjedh të vërtetën. Hesht drejtësia. Livadhisin kriminelët. Si njera, tjetra shkatërrojnë.

Kujdes, komedianë! Boll po talleni me ironi me të drejtën e njeriut e i shkelni të drejtën e jetës! Mjaft më! Akoma nuk po vini dot dorë sinqerisht mbi turpe të tilla; po mirrni për sistem hipokrizinë, e për parim diktaturën e rrugës. Kurse për ideal kini pikëpamjet antivëllazërore, antishoqërore, antishqiptare …Ku u shpie fantasia e sëmurë delirante?. “E kaluara shikohet për të përmirësuar punën për të ardhmen, e jo për të marrë hak” Aisbergu lëviz tërë madhështi, pikërisht sepse një pjesë e tij qëndron mbi ujë. Më e rëndesishmja, ajo që vlen, të nënkuptohet…

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar