Skip to content

Aleanca Kuqezi parti për popullin, të tjerat për vete (politikanët)

14. 04. 2014 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Zinxhir

Një ngjarje e rëndë e një të burgosuri shqiptar në Athinë, pasqyroi dhe një herë faktin se shqiptarët kanë tashmë një forcë politike që kujdeset për ta. Duket se më në fund po kristalizohet një forcë politike që në plan të parë ka jetën, interesat e mirëqenien e njerëzve (popullit), jo privilegjet e qejfet e politikanëve.

PS e Edi Ramës priret nga ortodoksizmi i fqinjëve, një farë internacionalizmi karakteristik i popujve bizantinë. Reagimi i tij brutal ndaj protestës paqësore për fatin fatal të burgosurit shqiptar në Athinë, nënkuptoi faktin se Rama de facto mbajti anën e vëllezërve të një feje (ortodoksëve grekë), jo vëllezërve të një gjaku (shqiptarëve).

PD e Bashës/Berishës funksionon më shumë si një forcë politike ideologjike, me kufinjë të ngurtë në këtë aspekt, me spektër të gjërë përjashtues për shtresa të ndryshme të shoqërisë shqiptare.

Në vijim të kësaj linje, Aleanca Kuqezi sjell tjetër fizionmi politike në vend, pikërisht atë për të cilën shqiptarët kanë dekada që shpresojnë, një parti që i bashkon njerëzit pavarësisht kendveshtrimit ideologjik (si PD) apo atij puro fetar (si PS). Aleanca Kuqezi është një parti që nuk ndan, por parti e hapur për të gjithë shtetasit shqiptarë pavarësisht se kush janë ata, dhe kujdeset për njerëzit pavarësisht statusit që kane (protesta për fatin deri dhe një të burgosuri nënkupton shumë).

Nga ana tjetër, ka një propogandë naive për të njollosur AK-në si gjoja parti nacionaliste e rrezikshme shqiptare, e tërci e vërci. Nuk është ashtu, pasi shqiptarët de facto janë një popull në defense (mbrojtje), që përpiqen të egzistojnë, të mbijetojnë, dhe ky nuk është nacionalizëm. Nacionalizmi ka të bëjë me ekspansionin, agresionin, atakun, sulmin..., dhe këto elementë s'mund të përbushen kur je në mbrojtje.

Të gjithë ne duhet të mirëpresim AK-në, një parti moderne e tipit perëndimor që kujdeset vetëm për jetën e mirëqenien e shtetasve shqiptarë dhe integritetin tonë territorial. Këto 20 vite treguan se partitë tjera nuk synuan këtë...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar