Skip to content

Edvini shpreson se Serbia e Zdravko do e distancojnë nga Kosova, që të marrë statusin

25. 04. 2014 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Rama serb

Po kristalizohet një strategji naive në Shqipëri, një farë tendence absurde distancimi nga Kosova, për të krijuar idenë e rreme se Shqipëria e Kosova nuk janë njëlloj. Kjo u pa edhe në rastin e këngëtarit serb Zdravko, si gjoja Shqipëria i kërkoi falje Kosovës, duke nënkuptuar se prania e Zdravkos në Shqipëri ishte OK, jo si në Kosovë. Edhe vizita në Beograd që Rama anoncoi së fundi është në vijim të kësaj linje, sikur Shqipëria s'ka "paragjykime" ndaj Serbisë, si Kosova.

Edhe bufi e kupton pse bëhet kjo lojë, për të gënjyer BE-në për statusin. Bëhet fjalë për të njëjtën praktikë tradicionale të burokratëve shqiptarë, të cilët meqenëse nuk përmbushin dot standartet e kërkuara, sajojnë lloj-lloj gjërash gjoja me domethënie (nga fantazia e tyre e marrë), duke synuar rezultatin e dëshiruar (statusin) pa përmbushur standartet/kushtet e kërkuara.

Hajvanë pak t'i quash, idiotë që vijojnë në mënyrë sistematike të mbajnë vendin peng. Veç të tjerash, një manovër e tillë do konstatohej (me siguri është konstatuar) nga BE, dhe do shikohej si tendencë për të budallepsur BE-në.

Nga ana tjetër, marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë kusht për anëtarësimin në BE, siç anasjelltas s'janë as për Serbinë (kjo e fundit s'po hedh asnjë hap në këtë drejtim sepse e di që s'janë). Plus, Perëndimi i ka parasyshë marrëdhëniet shqiptaro-serbe, s'ka nevojë për prezantimin e rremë të Ramës. Çdo tentativë e Edvinit për t'i paraqitur ato si gjoja ndryshe (të mira) do shikohej si mashtrim/pasinqeritet i Shqipërisë.

Marrëdhëniet tona me Serbinë s'janë OK, kjo dihet. Edvini do haj jo vetëm një "shpullë" nga BE si spekullator, por dhe një "grusht" (më e pakta) nga shqiptarët si tradhëtarë.

PS: Edhe i ashtuquajturi unifikim doganash (Shqiperi-Kosovë) është perseri në kuadër të distancimit nga Kosova. Sot është koha e heqjes së doganave në botë, kurse Rama i konsolidon ato, duke nënkuptuar se Shqipëria s'ka plan të heq doganat me Kosovën.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar