Skip to content

Vetëm Ahmed Zogu (1916) e Edvin Rama (2014) kanë kërkuar vetë të vizitojnë Serbinë

28. 04. 2014 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Skandal

Sipas Dusan T. Batakoviç (historian e diplomat serb) tek "The Kosovo Chronicles - Kronikat e Kosovës", Ahmed Zogu ka kërkuar vetë më 1916 të shkoj në Serbi e të takohet me Pashiçin: (citoj) "Me kërkesën e tij personale ai shkoi në Nish të bisedonte me Pashiçin. Ai premtoi se do bëhej me serbët nëse do i jipej ndihma e nevojshme. Një agjent i qeverisë serbe e shoqëroi atë gjithë kohën."

I dyti lider në historinë e Shqipërisë që ka kërkuar vetë të vizitoj Serbinë (100 vjet më vonë) është Edviç K. Rama. Sipas Ministrit të Jashtëm Serb, Merkiç, Rama u është lutur të shkonte në Beograd: (citoj) "Kryeministri shqiptar, Rama, ka kërkuar vetë të vijë në Beograd."

Çfarë emri mund t'i vesh kësaj gjëme? Më 1916 Shqipëria ishte tejet e dobët, dhe ndoshta manovra e Zogut me Serbinë edhe mund të kuptohej, por sot, sot pas 100 vjetësh kur Shqipëria është në NATO, Kosova e pavarur etj..., akoma përsëri sot duhet të bëjmë vizita jo-transparente (të fshehta) me Serbinë, pa pikë dinjiteti shtetëror e kombëtar?

Rama gënjeu paturpësisht shqiptarët, kur deformoi realitetin, sikur ai kishte marrë një ftesë nga qeveria serbe, ndërkohë që në fakt ai u është lutur serbëve të vizitoj Beogradin. Çfarë ndodh kështu, kaq poshtë ka rënë Shqipëria sot, sot në kohën e super-informacionit, që të qeveriset nga një kryeministër i tillë anadollak/halldup që jo vetëm dis-informon popullin e vet, gënjen trashë, por akoma më keq e injoron para serbëve, duke i prezantuar shqiptarët si popull trap, lehtë të manipulueshëm!

Sinqerisht nuk kuptoj si ai mund të qendroj akoma në karrigen e kryeministrit të Shqipërisë!!!!!

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar