Skip to content

Zoti bekoftë grevistët e urisë që sakrifikojnë për të drejtat civile

24. 05. 2014 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Bashkejetese

Grevistët tanë sot janë ngujuar nën çadrat e bardha (si shpirti i tyre i bardhë) përballë regjimit që s'bëzan. Pikërisht në frontin e parë, vetëm disa metra larg godinës ku strehohet qeveria e inkriminuar e hashashit, ku sundon pushteti frikacak i racistit te "bardhë" Edvin bizanti.

Një grevë e bardhë e ''zezakëve'' të shtetit aparteid të Ramës. Njerëz të hedhur në rrugë e pushuar nga puna thjesht pse kanë këndvështrim tjetër politik nga i tirranit. E njëjta filozofi diskriminuese si e Enver Hoxhës. Njerëz që u privohet e drejta për punë (jetë) thjesht pse kanë ngjyrë tjetër "lëkure" (politike).

Edhe sa kohë do vazhdoj kjo tragjedi mes nesh, edhe sa kohë shqiptarët do persekutohen politikisht nga qeveritë e tyre? U mendua se post-23 qershori do sillte tjetër perspektivë, por me ç'duket jo, vemja e re po ndjek rrugën e vemjeve të vjetra, dhe i duhet "shtypur" koka sa s'është bërë kuçedër.

Grevistët e urisë sot janë heronjtë tanë, janë trimat e trimëreshat tona, që po vetëflijohen pikërisht për atë që është më e shenjta e një shoqërie moderne, të drejtat civile. Ne duhet të jemi krenar sot që gjenerata jonë po sakrifikon për të drejtat politike, ndryshe nga brezat e kaluar që nuk e patën këtë kurajë. Ne duhet të jemi kokëlartë sot, sepse shoqëria jonë po përjeton një impuls të ri, një ngjitje cilësore, njëlloj si popujt e civilizuar të botës. Greva e urisë për të drejtat civile e rradhit vendin tonë në elitën e atyre popujve që e kanë lirinë të shenjtë.

PS: Ku janë sindikatat, ku janë mijrat e të papunëve që u hodhën në rrugë ndër vite thjesht pse mendonin ndryshe. Kjo grevë urie në Shqipëri duhet të jetë më e madhja në botë. Ne sot jemi për bashkëjetesën, jemi kundër ndarjes/diskriminimit mbi baza politike...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar