Skip to content

Duhet koalicion qeveritar PS-PD për të larguar LSI-n

16. 06. 2014 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
lider keq

Situata është përtej absurdes në Shqipëri, vendi ka ngecur në pikë vdekje, korrupsioni e krimi organizuar bëjnë ligjin, destabiliteti është gjithmonë kërcënim. Të vetmet opsione në këtë situatë mund të jenë: (i) opsioni politik (një koalicion qeveritar PS-PD për stabilitet afatgjatë); (ii) diktatura.

Kjo situatë të kujton Italinë e Greqinë e pas-Luftës së II Botërore. Italia u qeveris për dekada nga koalicioni i përbashkët i dy partive opozitare (demokristianët e socialistët), thjesht për të bllokuar ardhjen e komunistëve në pushtet. Greqia nga ana tjetër zgjodhi diktaturën ushtarake për të evituar komunistët.

E njëjta situatë është tani në Shqipëri, me ndryshimin formal që jo komunizmi por korrupsioni e krimi organizuar kërcënojnë seriozisht stabilitetin e vendit, dhe më e keqja është se kanë krijuar struktura politike që syonojnë pushtetin.

Është evidente se LSI e Ilir Metës është pjellë e korrupsionit e krimit të organizuar (Meta detyroi deri dhe Berishën të vriste për aktin e tij korruptiv më 21 janar), dhe ky organizim "politik" mund të marrë pushtetin në një të ardhme të afërt. LSI është parti e së ashtuquajturës nën-klasë (shtresës anti-ligj të shoqërisë) që fatkeqësisht përbën rreth 20% të popullsisë në Shqipëri (si në çdo vend të varfër), dhe kjo shtresë po rritet me shpejtësi reaktive sepse shikon se mund të benefitet duke votuar për LSI-n.

Një koalicion qeveritar PD-PS do e shuante LSI-n gradualisht (për disa vite do e zhdukte nga skena politike). Bashkë me të do fshiheshin edhe dhjetra parti të tjera të vogla, të cilat jane thjesht drunjë të shtrembër në politikën shqiptare.

Të paktën për 20 vjet duhet një koalicon PD-PS që vendi të stabilizohet definitivisht (të goditet korrupsioni e krimi i organizuar), si kusht që investitorët e huaj të hyjnë për të zhvilluar Shqipërinë.
Përndryshe gjërat mund të përfundojnë në diktaturë. Kështu s'ecet...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar